

Nesër Kakavija pjesërisht e mbyllur, pala greke në grevë! Kategoritë që do lejohen të kalojnë


Nesër, për një afat 24 orë, pika e kalimit kufitar të Kakavijës do të qëndrojë e mbyllur, kjo për shkak se punonjësit e palës greke do të zhvillojnë një grevë. Një vendim i tillë ka ardhur pasi punonjësit kërkojnë rritje të pagës, pagesën e orëve shtesë si edhe plotësim të kushteve të punës. Kakavija do të jetë e mbyllur nga nesër, 24 nëntor ora 07:00 deri më 25 nëntor 07:00 me orën lokale të Greqisë. Në këtë hark kohor nuk do të lejohen të kalojnë automjete si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra.
Përjashtim do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla dhe automjetet për raste emergjente shëndetësore apo raste vdekjesh.
“Autoritetet e Policisë greke, në bazë të një njoftimi zyrtar që i kanë dërguar Policisë Kufitare Kakavije, sqarojnë se për shkak të grevës që do të zhvillohet nga punonjësit e doganës greke, do të ketë një ndërprerje të punës, duke filluar nga dita e nesërme, datë 24 nëntor, ora lokale greke 07:00 deri në orën 07:00 të datës 25 nëntor.
Sqarojmë se gjatë këtij harku kohor, si në hyrje dhe në dalje të doganës greke, nuk do të lejohet kalimi i automjeteve si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra.
Përjashtim do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla dhe automjetet për raste emergjente shëndetësore apo raste vdekjesh.
Policia Kufitare e Kakavije iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin në drejtim të kësaj pike kalimi”, njofton Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër.
Kujtojmë që Kakavija është pika e vetme e kalimit kufitar që është e hapur me Greqinë, si një masë parandaluese për të frenuar përhapjen e COVID-19. /Shqiptarja.com



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Braktisen punimet në Urën e Metoqit, investimi nuk është vënë në shërbim të banorëve – VIDEO
23/11/2013:09

Era e fortë/ Porti i Sarandës pezullon lundrimet deri më 22 Nëntor
23/11/2013:09

Nga mesnata priten reshje të dendura: Parashikimi i motit në Sarandë
23/11/2013:09

2 të dënuar nga Gjykata për trafik narkotikësh dhe moskallëzim dërgohen nga Policia në burg
23/11/2013:09

Vodhi portën e një shtëpie, arrestohet në flagrancë nga Policia
23/11/2013:09

Bajram Tusha prangoset përsëri, Gjykata e dënoi me 6 vjet për ngacmim seksual
23/11/2013:09

AKT VANDALIZMI NË SHËTITOREN E SARANDËS
23/11/2013:09

Ndahet nga jeta ideatori i furnizimit me ujë të Sarandës nga burimet e Tatzatit
23/11/2013:09

Fshati Vanë izolohet totalisht, banorët rrezikojnë jetën duke u kacavjerrë në urën e shembur – VIDEO
23/11/2013:09

Kapet i dënuari me 5 vjet burg për trafik, tregoi identitet të rremë pasi u kthye nga Greqia
23/11/2013:09





Rezervime

Apartament 1+1
23/11/2013:09

Hotel ILIO Ksamil, dhomë për çift me 1 fëmijë
23/11/2013:09

Dhomë me kuzhinë, për pushime me miqtë
23/11/2013:09

Vila Alvin, Apartament 2+1 me pamje nga deti
23/11/2013:09

Apartament 2+1 me pishinë
23/11/2013:09
Suvenire

DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
23/11/2013:09

Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
23/11/2013:09

Suvenire nga Saranda
23/11/2013:09

Anija Liburna, punim në dru nga Agur Kapo
23/11/2013:09

Suvenire nga Saranda
23/11/2013:09



