Në vend të ndihmës, bashkia kërcënon: Mos u anko në media, do të marrim fëmijët – VIDEO

02/10/2514:10

Shperndaje:

Në vend të ndihmës, bashkia kërcënon: Mos u anko në media, do të marrim fëmijët – VIDEO
Familja e Englantinës sërish nën qiell të hapur – Bashkia Sarandë kërcënon në vend që të ndihmojë

 

 

Në vend të ndihmës, bashkia kërcënon: Mos u anko në media

 

Dimri ka trokitur dhe temperaturat e para të ftohta kanë përfshirë edhe Sarandën. Por ndërsa qyteti përgatitet për stinën e vështirë, familja e Englantinës prej vitit të kaluar jeton te Shatërvani, pa një strehë dhe pa mbështetje institucionale.

 

Në vend që të marrë ndihmën e merituar, kjo familje e brishtë, me 2 fëmijë të vegjël nën kujdes, po përballet me kërcënime të hapura nga Bashkia Sarandë. Mesazhi i përcjellë Englantinës është i qartë: “Mos u anko në media, përndryshe do të hiqet kujdestaria e fëmijëve!”. Një presion i tillë jo vetëm që cenon të drejtën për liri fjale dhe për të kërkuar ndihmë publike, por shton edhe më tej pasigurinë dhe dhimbjen e një familjeje që tashmë është në kufijtë e mbijetesës.

 

 

Saranda Web e ka trajtuar më herët këtë çështje, duke ngritur zërin për mungesën e përgjegjësisë dhe indiferencën institucionale. Englantina dhe fëmijët e saj po kthehen në simbolin e një realiteti të hidhur, ku varfëria dhe braktisja bëhen pjesë e përditshmërisë, ndërsa ndihma institucionale mbetet një premtim i pambajtur.

 

Në vend që të ndërhyjë me mbështetje konkrete – strehim, ndihmë ekonomike, kujdes social – Bashkia zgjedh rrugën më të lehtë: të mbyllë gojën e atyre që flasin. Ky qëndrim e shndërron hallin e një nëne dhe fëmijëve të saj në një problematikë edhe më të rëndë, pasi përveç varfërisë dhe mungesës së kushteve minimale të jetesës, shtohet edhe frika nga ndëshkimi institucional.

 

Në një shoqëri që synon të quhet e drejtë dhe humane, këto histori nuk mund të mbulohen me heshtje. Englantina dhe fëmijët e saj nuk kanë nevojë për kërcënime, por për një dorë ndihme. Sot është detyrë e institucioneve të tregojnë përgjegjësinë e tyre, para se ky dimër të kthehet në një tjetër provë të dhimbshme për një familje që ka mbetur vetëm.

 

Saranda Web do të vazhdojë ta ndjekë këtë çështje nga afër, duke i dhënë zë çdo historie të ngjashme që përndryshe do të humbiste në hijen e harresës.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rruga e shembur në Vllahat – një lagje mbetet e izoluar pas rrëshqitjes së tokës – VIDEO
Berdeneshi pa ujë prej përmbytjeve: tubacioni kryesor i dëmtuar nga punimet në argjinaturë
Biznesi ka ankesa: Erdhën shumë pushues, por koprracë që shpenzojnë më pak
Shkollat dhe stadiumet në Konispol dhe Delvinë hapësirat që do të përshtaten për pritjen e azilantëve nga Azia
Policia Bashkiake nis aksionin për heqjen e koneve dhe rraqeve nga rrugët e Sarandës
“Festivali i Mandarinës – Agrume dhe Diell” në Konispol më 6 dhjetor 2025

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.