Monika Kryemadhi prezanton 5 kandidatët për deputetë të LSI në Sarandë
Ditën e sotme, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim në qytetin e Sarandë nga ku tha se 25 prilli nuk është thjeshtë një votë por veprim për të ardhmen e fëmijëve tanë.
“Të flasësh për Sarandën mua nuk më takon të flas, sepse Saranda është e juaja, Saranda është e sarandjotëve. Ashtu siç foli Joana për Ksamilin, ku problemet e Ksamilit, tek diskutonim kur vinim, ishin të jashtëzakonshme, që tek prona, tek mungesa e administrimit të Bashkisë po themi në Ksamil dhe e kanë lënë si xhep, sepse ndarja e re administrative i nxori jashtë loje njësitë administrative apo bashkitë, të cilat për hir të së vërtetës janë të pamenaxhueshme dhe janë kthyer tashmë në problematika për qytetarët e tyre.”,- shprehet Kryemadhi gjatë takimit.
VIDEO
Pjesë nga fjalët e Monika Kryemadhit:
Faleminderit Luan. Do doja t’i kthehesha asaj që tha Gjergji pak më përpara, sepse nuk është se ma vrau veshin, por më erdhi si një muzikë e valëve të detit, kur tha Lilo, Evi, Ana, Taqo. Pra emrat e sarandjotëve, emrat e qyteteve të shkurtuara, me melodinë e gjuhës sa të ashpër ndonjëherë, por edhe melodioze për të gjithë ju sarandjotët këtu. Dhe kjo melodi që në vetveten e saj ka atë bukurinë natyrore që ndërthuret me bukurinë shpirtërore.
Unë në fushatat e mia të 2013, 2015 dhe 2017 kam pasur vajza dhe djem nga Saranda në ekipet e mia, që kanë qenë studentë të jashtëzakonshëm, të mrekullueshëm, studentë ekselentë, siç është Kotja, ne i themi Kotja i madh se ka dhe Koten e Vogël, Stefani, që fitonte gjithmonë garat e notit, Resjana kaçurrelsja, Eldisa që tashmë është nënë me fëmijë, Aleksandri, Melina, e të gjithë djemtë dhe vajzat, të cilët për hir të së vërtetës kanë qenë një energji dhe pozitivitet i jashtëzakonshëm.
Të flasësh për Sarandën mua nuk më takon të flas, sepse Saranda është e juaja, Saranda është e sarandjotëve. Ashtu siç foli Joana për Ksamilin, ku problemet e Ksamilit, tek diskutonim kur vinim, ishin të jashtëzakonshme, që tek prona, tek mungesa e administrimit të Bashkisë po themi në Ksamil dhe e kanë lënë si xhep, sepse ndarja e re administrative i nxori jashtë loje njësitë administrative apo bashkitë, të cilat për hir të së vërtetës janë të pamenaxhueshme dhe janë kthyer tashmë në problematika për qytetarët e tyre. Për të mos vazhduar për liqenin e jashtëzakonshëm të Butrintit, ku është bërë oligarku i peshqve, i midhjeve, i çdo gjëje të gjallë që jeton në ujë, vetëm Posedon nuk është, Gjergj Luca. Sepse nuk kishte sarandjotë, nuk kishte djem dhe burra nga Ksamili apo kudo që të ishin, për të mbikëqyrur, punuar apo jetuar në ujërat e kësaj zone.
E pra problemet janë pafund dhe më mirë se vetë ju, jo vetëm për t’i evidentuar, por edhe për t’i zgjidhur, nuk mund t’i bëjë dot kush tjetër. Ne kemi diskutuar gjithmonë për problematikat që ka Saranda, për problematikat e menaxhimit të të gjithë vijës bregdetare, ku ju e dini shumë mirë se çfarë ka ndodhur me tokat tuaja. Ju e dini shumë mirë se çfarë ndodh me bizneset tuaja. Ju e dini shumë mirë se çfarë ndodh çdo ditë me njësitë administrative, jo vetëm të Bashkisë së Sarandës, por edhe më tutje, në Delvinë, në Konispol, në Finiq, në Ksamil e kudo.
25 prilli për ne është shumë i thjeshtë. Nuk është thjesht një datë, nuk është thjesht një votë, por është një veprim. Është një veprim, i cili është për të ardhmen e të gjithë fëmijëve, djemve dhe vajzave, jo vetëm të sarandjotëve, por të gjithë shqiptarëve. Ne kërkojmë më 25 prill ndryshimin. Ndryshimi është në mendjet dhe zemrat tona dhe tashmë ne duhet ta bëjmë realitet, duke vajtur dhe duke votuar, duke votuar për numrin 6, atë që tha dhe Gjergji, që Zotit iu deshën 6 ditë për ta bërë botën. Normalisht 6 ditë janë shumë pak, por numri 6 është shumë për ta ndryshuar dhe për të sjellë mirësinë dhe begatinë në Shqipëri.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
03/04/2120:06
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 2
03/04/2120:06
Anija Liburna, punim në dru nga Agur Kapo
03/04/2120:06
Suvenire nga Saranda
03/04/2120:06
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 15
03/04/2120:06