

Manastiri Shën Kollit në Mesopotam unikal në Evropë/ Edhe katolik edhe ortodoks


Manastiri Shën Kollit në Mesopotam unikal në Evropë: Edhe katolik edhe ortodoks
Ish kryeministri Aleksandër Meksi, i cili ka marrë pjesë edhe në restaurimin e Manastirit të Shën Kollit në Mesopotam, thotë se Manastiri i Shën Kollit në Mesopotam është nga të rrallat në Evropë, ku kryheshin në të njëjtën kupolë si ritet katolike, ashtu edhe ato ortodokse.
Këto objekte kulti janë të rralla përgjithësisht. Gjatë fundit të shekullit XIII, anzhuinët, dinastia franceze, që kishin nën zotërim edhe një pjesë të Arbrit, marrin për nuse në oborrin e tyre vajzën e despotit të Epirit. Në atë kohë, Mesopotami bënte pjesë në despotatin e Epirit. Ishte manastir që varej direkt nga patrikana e Kostandinopojës. Pra, nuk varej nga peshkopi vendës, fjala vjen nga ai i Gjirokastrës, i Himarës apo i Butrintit. Në atë kohë katolikët shtinë në dorë edhe Butrintin dhe kishin peshkopin e tyre për 100 vjet të paktën, ku në listë janë 3-4 emra peshkopësh katolikë. Pra, në këtë periudhë kohore morën në dorë edhe manastirin, i cili asokohe kishte vetëm të krishterë. Ka edhe sherre ndërmjet tyre së paku deri nga viti 1304 kohë kur u prishën dhe katolikët u larguan nga ndikimi. Sherri ndërmjet ortodoksëve dhe katolikëve është i dokumentuar, sepse igumeni i këtij manastiri bashkë me dy-tre igumenë të tjerë, kur katolikët ishin shtrirë në Epir, shkojnë në Napoli të ankohen ndaj vështirësive që kishin për ushtrimin e ritit ortodoks. Kjo është arsyeja që kemi të bëjmë me një ndërtesë, e cila ka një formë unikale thuajse në këto përmasa, në këto vlera, në tërë kulturën bizantine.
Pra, gjatë kësaj kohe manastiri ishte edhe ortodoks, edhe katolik. Pra, ky ndërtim i ri që u bë brenda manastirit, ishte më i vjetër. Aty ka dy altarë. Ka dy variante për to: një objekt kulti ka dy altarë, ose kur ato janë për dy shenjtorë, ose në rastin që një altar përdorej për ortodoksët e një për katolikët, të cilët bashkëjetonin në të njëjtën kupolë.
Çerekun e fundit të shekullit të 13-të, janë këta kufijtë kohorë që e përcaktojnë, kanë hyrë në Butrint dhe janë vendosur njëfarë kohe atje. Kanë qenë në Vlorë kur vendi ka qenë nën ndikimin e mbretërisë së anzhuinëve, deri në 1307 kur vërtetohet se janë rikthyer ortodoksët. Ka ndërtime në një sërë vendesh, themi edhe Portiku i Jashtëm që është në kishën e manastirit të Apolonisë, ka skulptura që janë qartë ndikime të shkollës romanike-gotike. Me shumë gjasa në rastin e Apolonisë, ky ndikim nuk ka ardhur direkt nga jugu, por nëpërmjet Dubrovnikut, Tivarit, Kotorrit, ku ishin Balshajt, të cilët në të njëjtën kohë i kishin të shtrira zotërimet e tyre deri në Vlorë. Po kështu është kisha e Zvërnecit që ka elemente të periudhës romanike-gotike. Kemi ndikime në Kurjan, ku ndikimi këtë herë ka hyrë nëpërmjet Vlorës.



Na ndiqni:
Postimet e fundit

KËRKOHEN MESHKUJ & FEMRA QË FLASIN GREQISHT (PART TIME OSE FULL TIME)
15/08/2219:23

NJOFTIM PUNËSIMI PËR SHITËSE NË MARKET “BOLENA”
15/08/2219:23

Sinan Ahmeti: Nqse Partia ime më vë kryetar të bashkisë Sarandë, do t`i shtrihem kryeministrit BARKAS
15/08/2219:23

Jep dorëheqjen një deputet i PD për Qarkun Vlorë, kush shkon në Parlament?
15/08/2219:23

Njoftim punësimi të përhershëm për disa pozicione pune në Hotel Restorant Nertili
15/08/2219:23

Tërmet me magintudë 5.2 ballë, lëkundje në disa qytete të vendit
15/08/2219:23

Crossfire: Të ftuar Asim Canaj, Shoqata “LABËRIA” dhe Sinan Ahmeti, ansambli “Zëri i Bilbilit”
15/08/2219:23

HOTEL OLYMPIA KËRKON TË PUNËSOJË MIRËMBAJTËS
15/08/2219:23

I zoti i shtëpisë kap në flagrancë hajdutin 25-vjeçar, ia dorëzon Policisë
15/08/2219:23

Bashkia Sarandë 90 milionë lekë për shtrimin e rrugicave në Gjashtë, Metoq dhe Shelegar
15/08/2219:23







Rezervime

Hotel ILIO Ksamil, dhomë për çift
15/08/2219:23

Dhomë katërshe me ballkon – Vila Park Bujari Ksamil
15/08/2219:23

Dhoma dyshe – Hotel Mesopotam
15/08/2219:23

Vila Alvin, Apartament 1+1
15/08/2219:23

Dhoma teke, Hotel Mesopotam
15/08/2219:23
Suvenire

Luani i Butrintit gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
15/08/2219:23

Anija “Liburna” gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
15/08/2219:23

Suvenire nga Saranda
15/08/2219:23

Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
15/08/2219:23

Suvenire nga Saranda
15/08/2219:23




