
Lajmi i rremë tronditi Sarandën, qytetari negativ ndaj koronavirus
Ditën e djeshme një lajm i rremë i publikuar në disa media dhe portale,se një qytetar me koronavirus kishte tentuar të largohej drejt Greqisë tronditi qytetin e Sarandës.
Burime të Saranda Web informojnë se shtetasi i komunitetit grek në zonën e Sarandës, duke qenë se trajtohej periodikisht nga një sëmundje në spitalet e Greqisë, dje i është drejtuar pikës doganore të Qafë Botës, por aty është njoftuar se kufiri është bllokuar.
Qytetari u ka komunikuar se ai është i sëmurë dhe duhet të shkojë në spital, por kaq ka mjaftuar që ai të trajtohej si një i dyshuar me koronavirus dhe t’i merreshin tamponë për analiza.
Ditën e sotme ka ardhur dhe përgjigjia e analizave, ku qytetari rezulton i pa infektuar nga koronavirus.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit





Suvenire

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 33
05/04/2010:39

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 18
05/04/2010:39

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 2
05/04/2010:39

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 20
05/04/2010:39

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 3
05/04/2010:39
