Lajme të mira nga studiuesit amerikanë: Si ndikon dielli te koronavirusi

26/04/207:56

Shperndaje:


Departamenti Amerikan i Sigurisë së Brendshme (DHS) pretendoi se drita e diellit mund të vrasë koronavirusin brenda disa minutave.

The Sun raporton se kërkimet e reja nga drejtoria e Shkencës dhe Teknologjisë në DHS zbuluan se lagështia e madhe, temperaturat dhe rrezet e diellit vrasin virusin në pikat e pështymës në sipërfaqe jo poroze dhe në ajër.

“Vëzhgimi ynë më i mirë deri më tani, është fuqia që shfaq drita e diellit për të vrarë virusin në sipërfaqe dhe në ajër. Ne kemi parë një efekt të njëjtë edhe kur rritja e temperaturës dhe lagështisë, ose të dyjave japin përgjithësisht efekte kundër virusit”, është shprehur këshilltari i Departamentit të Sigurisë së Brendshme, Bill Bryan.

Studimi zbuloi se virusi shkatërrohet më shpejt në prezencën e drejtpërdrejtë të dritës së diellit dhe mbijeton më lehtë në kushtet e ambientit të mbyllur.

Kujtojmë që Presidenti Donald Trump mori kritika për sugjerimin se pacientëve të infektuar me koronavirus mund t’u injektohet dezinfektues, i cili është tepër i dëmshëm kur gëlltitet nga njerëzit.

Duke këshilluar amerikanët së si të pastrojnë më mirë shtëpitë e tyre, Bryan vazhdoi më tej duke treguar se sa minuta shkatërrohet virusi me përdorimin e detergjentëve dhe alkoolit.

“Unë mund t’ju them se detergjentët do ta shkatërrojë virusin në 5 minuta, alkooli do ta vrasë brenda 30 sekondave. Dhe ky nuk është manipulim. Nëse i fërkoni mirë objektet, virusi do të largohet më shpejt”, tha Bryan.

DHS do të vazhdojë të vëzhgojë virusin në pështymë dhe mënyrën si reagon në ambiente dhe substanca të ndryshme. Edhe pse kushtet e verës do të çojnë në uljen e përhapjes së virusit, Bryan tha se amerikanët nuk janë ende gati të kthehen në daljet e tyre të zakonshme.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pas denoncimit në Saranda Web, trupi i Isa Rexhepaj niset me ambulancë për autopsi
Vazhdon kriza në Qafë Botë, Vasil Llajo: Jam në komunikim të përditshëm, dogana greke do shtojë staf
Parku Kombëtar i Butrintit hap aplikimet për Punëtorë Mirëmbajtje
Ice Roll Ksamil kërkon Kamariere, Ndihmës kamariere dhe Hostes. Ofrohet akomodim
Don Peppe Pizzeria kërkon të punësojë Picajol dhe Kamarier
Restorant Sophra në Sarandë kërkon të punësojë Kamarier dhe Ndihmës Kamarier

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.