Kumbaro dhe Gazheli inspektim në Qafë Botë: Është rritur fluksi i turistëve të huaj

30/05/2316:58

Shperndaje:

Çelja e sezonit turistik veror ka sjellë rritjen e flukseve të vizitorëve nëpër pikat kufitare.

Për këtë arsye, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka nisur një tur inspektimesh nëpër këto pika, për të parë nga afër punën për mirëpritjen e vizitorëve dhe evitimin e radhëve në kufi.E shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gent Gazheli, ministrja Kumbaro e nisi inspektimin nga pika kufitare e Qafë-Botës në të cilën së fundi janë bërë investime për sa i përket përmirësimit të kushteve të pritjes së vizitorëve që hyjnë në Shqipëri.

Më tej inspektimet do të vazhdojnë në Kakavijë, në Portin e Durrësit duke vazhduar në të gjitha pikat doganore ku janë edhe flukset më të shtuara të hyrjes së turistëve.“Shifrat praktikisht rezultojnë të jenë shumë më të larta se sa vitin e kaluar.

Masat janë marrë që çdo gjë të shkojë në rregull, të ketë një koordinim midis policisë së kufirit, Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit si dhe Drejtorisë së Doganave me qëllim që të mos kemi asnjë lloj episodi të pakëndshëm. Është pjesë e kartvizitës dhe pjesë e mikpritjes së turizmit shqiptar”, u shpreh Kumbaro.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gent Gazheli u shpreh se nga ana e administratës doganore janë marrë masat e duhura për përballimin e flukseve turistike të cilat pritet të jenë më të larta se vitin që shkoi.

Për vitin 2022, nga pika kufitare e Qafë Botës kanë hyrë 108 mijë vizitorë të huaj.

Gjatë muajve janar-prill 2023, në Shqipëri kanë hyrë rreth 1,7 milionë vizitorë të huaj, ose 57% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Anila Denaj: Në 2025 do të rritet mbështetja për fermerët, do investohet në ujitje dhe kullim
Njoftim Punësimi Vjetor në Restaurant Balcony mbi Shëtitoren e Sarandës
SHIJA E SAÇIT SARANDË
Luftëtari fiton 3-4 në Sarandë, Butrinti me 2 trajnerët me kartona të kuq – VIDEO
BUTRINTI – LUFTËTARI / LIVE NË SARANDA WEB
KSAMIL, RRUGËS I VIHET GARDHI – FOTOLAJM

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.