Kapet duke shitur “të bardhë dhe jeshile”, prangoset 51-vjeçari

14/08/2313:24

Shperndaje:

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe kokainë , e ndarë në doza të gatshme për shitje, një shumë parash e përfituar nga shitja e dozave, si dhe 2 celularë.

Arrestohet 1 shtetas që u kap në flagrancë teksa i shiste dozat, në lagje të ndryshme të qytetit të Sarandës.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, në qytete dhe në zonat bregdetare, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 18”, si rezultat i të cilit u konstatua dhe u godit 1 tjetër rast në këtë fushë.

Për këto rast, u kap në flagrancë teksa shiste në lagje të ndryshme të qytetit, dhe u arrestua shtetasi B. Sh., 51 vjeç , banues në Ksamil, Sarandë.

Dozat e lëndës narkotike, së bashku me një shumë parash të përfituar nga shitja e dozave dhe 2 celularë, që iu gjet 51-vjeçarit të arrestuar, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Kompania Gjoni kërkon të punësojë Punonjës / Shofer
CIAO Bar Restaurant në Ksamil kërkon staf për sezonin 2026 – Ofrohet akomodim
Onhezmus 1 Boat Tours kërkon të punësojë staf për sezonin
MARKATO JURI në Sarandë kërkon Menaxher/e dhe Krepier/e
Big Market Sarandë kërkon të punësojë specialist fast food-i
Caffe Italia Sarandë kërkon të punësojë Punonjëse pastrimi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.