Kapen 82 Kg kanabis në një Taksi në Igumenicë. Arrestohen një shqiptar dhe një grek

18/10/2415:44

Shperndaje:

Kapen 82 Kg kanabis në një Taksi në Igumenicë. Arrestohen një shqiptar dhe një grek

 

Policia greke ka sekuestruar 81 kilogramë e 704 gramë marijuanë në një operacion të zhvilluar në orët e para të mëngjesit në rrugën “Egnatia”, pranë Igumenicës. Operacioni është kryer nga Policia Kufitare e Filatit në bashkëpunim me sektorin kundër narkotikëve të Policisë së Igumenicës.

Sipas autoriteteve greke, droga ishte e fshehur në bagazhin dhe sediljet e pasme të një taksie, të cilën policia ndaloi gjatë kontrollit rutinë. Në pranga kanë përfunduar dy persona: drejtuesi i automjetit, shtetasi grek Mikhail Angjelo, 52 vjeç nga Artemida e Athinës, dhe pasagjeri, shtetasi shqiptar Kosta Beqo, 54 vjeç, nga fshati Çukë i Sarandës.

 

POLICIA GREKE TAKSI KANABIS

 

Hetimet zbuluan se Kosta Beqo ishte në kërkim nga autoritetet greke që prej vitit 2018. Ai kishte marrë leje nga burgu i Stavrakiut, ku vuante dënimin për çështje droge, por nuk ishte kthyer më, duke iu shmangur drejtësisë. Gjatë arrestimit, policia gjeti dhe sekuestroi gjithashtu një shumë prej 4,370 eurosh.

Komisariati i Policisë Kufitare Sarandë është vënë në dijeni të ngjarjes dhe po bashkëpunon me homologët grekë për të hetuar më tej. Ende nuk ka konfirmim nëse sasia e drogës është trafikuar nga kufiri shqiptaro-grek. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar të gjitha lidhjet dhe personat e përfshirë në këtë rast.

 

Policia greke njoftoi se operacioni është pjesë e përpjekjeve të intensifikuara për të luftuar trafikun e drogës në zonat kufitare.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Restorant Brothers kërkon Kuzhinier/e, Ndihmës Kuzhinier/e dhe Pjatalarëse
Mbledhje urgjente në Komisariat: RENEA, FNSH dhe “Shqiponjat” në operacione në Sarandë e Ksamil
Restorant SOL në Sarandë kërkon Punonjës/e Kuzhine
Restorant Bulevard ’90 në Shëtitoren e Sarandës kërkon Host dhe Kamarier/e
Rama paralajmëron: Konfiskim për objektet e braktisura që nga vitet ’90 dhe ndërtimet që tejkalojnë lejen me mbi 2%
Rama: Asnjë ndërtim pas vitit 2020 nuk do legalizohet, të pavlefshme vetëdeklarimet

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.