Kalaja e Porto Palermo – VIDEO

20/02/227:34

Shperndaje:

Kalaja e Porto Palermo

Kalaja e Porto Palermo është e vendosur në një pozicion mjaft të bukur në një gadishullin e Porto Palermo.

Kalaja e Porto Palermos ndodhet jo larg fshatit Qeparo dhe ka formë trekëndore. Përmasat e saj janë 150 m x 400 m. Lartësia e mureve arrin në 20 m. Kalaja Porto Palermos ndodhet në gjirin me të njëjtin emër në bregun e detit Jon në Shqipërinë e jugut… Vetëm 45 km larg nga Saranda.

VIDEO

Kalaja në Porto Palermo ndodhet jo larg fshatit Qeparo dhe ka formë trekëndore. Përmasat e saj janë 150 m x 400 m. Lartësia e mureve arrin në 20 m. Kalaja Porto Palermos ndodhet në gjirin me të njëjtin emër në bregun e detit Jon në Shqipërinë e jugut… Vetëm 45 km larg nga Saranda. Kalaja ndodhet mbi një ishull rreth 30 m larg bregut. Rripi i ngushtë ujor midis bregut dhe ishullit është mbushur me dhe dhe gurë. Qëllimi ishte për të realizuar një lidhje tokësore me të. Kalaja ka formë planimetrike trekëndore me tre bastione të fuqishme nëpër qoshet. Hyrja ndodhet në mesin e murit jugor.

Nga ana e detit, midis dy bastioneve një sipërfaqe në formë trapezi është rrethuar me mure të pajisura me frëngji. Pjesa tjetër e kështjellës përbëhet nga një numër i madh ambientesh të mbuluara me qemerë… Të cilat përfundojnë në pjesën e sipërme me një tarracë të përbashkët. Ambientet shërbenin për strehimin e garnizonit. Ndërsa njeri prej tyre shërbente si burg. Kalaja e Porto Palermos është një nga sarajet e shumta të strategut Ali Pashë Tepelena… Të cilat ai jo pa qëllim i ndërtonte në pika strategjike.

Kalaja e Porto Palermo mes detit dhe legjendës

Por kjo kështjellë, qëndron në mes të detit dhe legjendës. Ajo është ndërtuar nga Ali Pasha si një dhuratë për një nga gratë e tij, Vasiliqinë. Sipas kronikanëve të kohës, Pashai i Janinës Vasiliqinë e kishte shumë për zemër. Bukuria dhe madhështia e kësaj kështjelle ka zënë vend në shumë libra kushtuar Ali Pashës. Për të, ashtu si dhe shumë të tjerë, ka shkruar dhe Aleksandër Dyma, autori i Konti Monte Kristos.

Kalaja në Porto Palermo – Ku ndodhet dhe si shkohet

Kalaja në Porto Palermo. Tashmë bukuria e kësaj kështjelle, e ndërtuar rreth dy shekuj më parë, e tëra me konstruksion guri… Është një prej interesante për turistët dhe turizmin Shqipëtarë. Ajo ka fituar statusin “Monument Kulture “dhe është nën kujdesin e ainstitutit të Monumenteve të kulturës. Kështjellu u ndërtua nën kujdesin e arkitektit Petro Përmetari dhe të një arkitekti Italian. Sapo kalon Qeparoin ose Himarën, përballesh me një panoramë të mrekullueshme të detit… Dhe në mes si një ishull i vogël duket vendi ku është ndërtuar kështjella e Porto Palermos.

Ky emër i ka mbetur këtij gjiri nga koha e pushtimit të italianëve… Të cilëve u kujtonte vendin e tyre, qytetin e Palermos në jug të Italisë. Ajo ndodhet në një gadishull që lidhet nga një rrip i ngushtë shkëmbinjsh e dheu me tokën. Kështjella ngrihet madhështore në ishullin e mbushur me një bimësi të ulët. Një rrugicë e ngushtë, ndërmjet kësaj bimësie të ulët nëpër gurë gëlqerorë… Që të shpien në derën e dhuratës së Pashait të Madh për të shoqen.

Kalaja e Porto Palermo ndërtuar nga Ali Pasha

Dikur aty ka qenë një pllakë guri ku shkruhej: ”Unë Pashai i Madh, Aliu e ndërtova këtë kështjellë”. Por sot aty mungon mirëmbajtja dhe kujdesi për këto vepra të pa përsëritëshme të historisë sonë. Forma e dhomave, kolonave mbajtëse me harqe dhe disa kthina të vogla… Të bëjnë të kuptosh se dikur ajo ka qënë e banueshme. Tashmë aty asgjë nuk të kujton kohën e Ali Pashë Tepelenës.

Në hyrjen e disa prej dhomave kanë mbetur disa mbishkrime. Ato i takojnë kohës së komunizmit kur kështjella ka shërbyer si repart ushtarak. NAFTË, VAJ, ARMATIME si dhe emra ushtarësh të ndryshëm të gdhendur në muret e brendshme të kështjellës. Këto janë të vetmet shenja që kanë mbetur nga periudha kur saraji i Pashait të Madh ishte repart ushtarak funksional. Në dhomat ku ka dritare drita e diellit të tregon perlat e kështjellës.

Të fshehtat e Kalanë e Porto Palermo

– Ashtu në errësirë me pak imagjinatë mund të hysh në botën antike të Ali Pashë Tepelenës dhe njerëzve të tij. Aty ndodhet dhoma e Vasiliqisë, të shoqes së Ali Pashës… Dhoma e vetë pashait por dhe dhomat e njerëzve të tij të afërm. Në krahun e majtë ndodhet dhoma ku një herë e një kohë gjendej pusi. Një burim me ujë të ëmbël ka ekzistuar kohë më parë në këtë kështjellë. Por tashmë ka mbetur vetëm forma e pusit ku janë thyer disa gurë. Në krah të kësaj dhome ndodhet edhe hyrja për një nga tunelet e nëndhshme. Aty qëndronin të burgosurit e Ali Pashës, mbretit Zog dhe Enver Hoxhës.

Nga ana tjetër, janë shkallët për tu ngjitur në bedena, nëpërmjet një rruge të ngushtë…. Nga ku hyn ajri i pastër i detit. Pamja që shfaqet nga bedenat e kështjellës është e rrallë. Prej aty duket i gjithë bregdeti si dhe Gjiri i nuseve, në të cilin, sipas legjendës… Lahej nusja e Ali Pashës, Vasiliqia. Forma e tarracës tregon se në atë kohë ajo ishte një vend shumë i mirë për tu mbrojtur nga armiqtë. Aty ndodheshin topat luftarakë të Ali Pashë Tepelenës si dhe vendet ku qendronin ushtarët.

Kalaja e Porto Palermos

Bedenat bien menjëherë mbi det, si thikë, dhe legjenda thotë se aty përfundonin armiqtë e Pashait të Madh. Dhjetëra burra trima që kishin guxuar të sfidonin Ali Pashë Tepelenën kanë përfunduar në det… Ose janë përplasur në shkëmbinjtë që ndodhen poshtë bedenave. Forma e tyre tregon se ka qënë shumë e vështirë për ti pushtuar nga ana e detit. Në pranverë aty çelin lule të ndryshme. Fillimisht ajo u ngrit si një dhuratë, buzë detit, për të shoqen e Pashait, Vasiliqinë.

Ky material u realizua nga Saranda Web falë mbështetjes së Media for All dhe Qeverisë Britanike

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Twitter SarandaWeb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.