Itineraret turistike së shpejti me sinjalistikë

29/11/1717:42

Shperndaje:


Janë rreth 60 kilometra rrugë që do të tenderohen nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit, që ka hapur tenderin për sinjalistikën infrastrukturore turistike midis zonave bregdetare dhe malore.
Buxheti i shtetit ka parashikuar rreth 9,6 milionë lekë për realizimin e këtij projekti.
Ky i fundit konsiston në tabelizimin e itinerarit turistik Borsh-Bënçë (rreth 60 kilometra) bazuar në standarde bashkëkohore duke e bërë atë tërheqës dhe më të identifikueshëm për turistët.
Tabelat që do të vendosen janë të karakterit historik, natyror, treguese për lokalizimin e vendit dhe markim në shtylla metalike.
Pjesë e markimit do të jetë edhe itinerari nga Nivicë-Maja e Këndrevicës, zona të cilat kanë një potencial të madh natyror dhe kulturor.
Tenderi do të qëndrojë i hapur për aplikime deri në datën 11 dhjetor 2017./atsh

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Butrinti ndeshje në transfertë ndaj Maliqit, Delvina synon fitore për zonën play-off
Muzeu Delvinë – historia, tradita dhe trashëgimia kulturore e qytetit të Delvinës
31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen dhe qëllon me armë në ajër, kapet nga Policia
ALYACHT PREMIUM HOTEL në Sarandë kërkon punonjëse Sanitare / Lavanderi
Dita e Verës në Sarandë, aktivitete për fëmijë dhe performanca artistike në shëtitore – VIDEO
Të shtënat me armë pas konfliktit mes të rinjve, 4 persona të shoqëruar dhe 2 në kërkim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.