Ishte me COVID dhe tentoi të kalojë kufirin, gjobitet me 7 milion lekë

30/11/2014:00

Shperndaje:


Një 63-vjeçar nga Vlora është pikasur sot nga autoritetet në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë teksa tentoi të kalojë për në Greqi edhe pse ishte me COVID.
“Procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”.
Ditën e sotme u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin M. G, 63 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në PKK Kakavijë, pas kontrollit të dokumentit të PCR ka rezultuar pozitiv me SARS – COV 2, sipas analizave të një laboratori në një klinikë private.

Gjithashtu, këtij shtetasi i është vendosur edhe masa administrative në vlerën 700.000 lekë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ky është rasti i dytë brenda pak ditëve, kur shqiptarët mundohen të kalojnë për në Greqi edhe pse të infektuar me koronavirus.
Të premten, një 65-vjeçar i infektuar me COVID-19 ka tentuar që të kalojë kufirin në Greqi, por ai është pikasur nga autoritet mjekësore në doganë. Për pasojë, edhe ky i fundit është gjobitur me 700 mijë lekë si edhe është venë në hetim.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

ADORA’S VIEW HOTEL kërkon Sanitare. Orari 06:30 – 14:30
Akt vandal – dhunohen ikonat në një kishë të vogël në Kanalin e Çukës
Agjencia Turistike LEKA TOURS kërkon Shofer
Bolv në Delvinë kërkon të punësojë dy punëtorë
Restorant “NERTILI” në Sarandë kërkon Ndihmëse Kuzhiniere (Sallatjere)
Pasticeri Bleta hap filialin e saj më të ri në Sarandë dhe kërkon të zgjerojë stafin

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.