Ish-kryeministri: Në fund të qershorit të bëhen zgjedhjet vendore

04/05/2017:58

Shperndaje:


Në një intervistë për Report Tv, ish- kryeministri Aleksandër Meksi, ndalur te opozita ai tha se i ka bërë shumë dëm vetes që ka zanafillën që tek bëra e listave, ndërsa kritika ka pasur edhe për rolin e qeverisë, sipas së cilit “i mbyll gojën kundërshtarëve. Nisur nga kjo, për Meksin në fund të qershorit duhet të zhvillohen zgjedhjet vendore, për të ndryshuar klimën politike në vend.

“Pa opozitë nuk ka qeverisje demokratike, qeverisja që i mbyll zërin opozitës është jo demokratike. Situata sot është skandaloze në këtë drejtim, për faj të roganizimit të shtetit shqiptar të vitit 2008, iu hoq e drejta e referendumit për ndryshimet Kushtetuese.
Opozita duke ecur këtë rrugë të mbivlerësim të pak vetave, të bërjes së listave, të largimit apo sharjes siç dëgjojmë, sigurisht që i bën dëmin vetes, por tjetra është që duhet të ndalohet edhe presioni, dhuna, dhe të ndryshohet ligji elektoral për zgjedhjet politike që po vijnë.
Në fund të qershorit të bëhen zgjedhjet vendore, me dy raunde, me një përmirësim të ndarjes territoriale. Kjo do të ndryshonte klimën politke, nuk ka mbetur puna që të votojnë elektronikisht, por të garantohen që votat të mos vidhen, nuk u vodhën votat në këtë masa. Nuk duam t’i bëjmë, mesa duket ka shumë njerëz që nuk e duan demokracinë”, tha Meksi.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

“E lanë vetëm” në tenderin 120.000 euro për shtrim 6 cm asfalt, e rrëmben me 97%
150.000 euro për rrugë me beton dhe shkallë në zonën mbi rrugën ” Gjergj Araniti”
7 Milionë Euro dështim: Edhe Parku Miqësia mbetet një parking makinash – VIDEO
Ujërat e zeza mbysin rrugën e re me mozaikë në Sarandë – VIDEO
Tenderi 100.000 euro për rrugët me beton në Shelegar, fitues oferta me 97%
IMT Sarandë shemb lokalin “Unico Lounge” në Ksamil, administrohej nga vëllezërit Sulejmani

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.