Reklamë I Love Orange

Hari Imeri mbledh kryesinë e grupit Basha në Delvinë, do mbetemi me PD apo do vemi pas Lulit

Hari Imeri, drejtuesi i grupimit Basha në Delvinë, do të mbledhë sonte kryesinë e grupimit të mbështetësve të Lulzim Bashës për të përcaktuar vendimin e tyre pas vendimit të gjykatës që njohu si PD zyrtare grupimin e Sali Berishës.

Në këtë mbledhje të rëndësishme, do të diskutohet nëse do të qëndrojnë në Partinë Demokratike apo do të ndjekin Lulzim Bashën, i cili duket se po shkon drejt krijimit të një partie të re politike.

 

Vendimi i gjykatës ka krijuar një situatë të tensionuar brenda radhëve të demokratëve, me shumicën e tyre që po i bashkohen grupimit të Sali Berishës dhe po e braktisin Lulzim Bashën. Ky vendim është një pikë kthese për grupimin Basha në Delvinë, që tani përballet me një zgjedhje të vështirë për të ardhmen e tyre politike.

 

Diskutimet e mbledhjes pritet të jenë intensive, me argumente pro dhe kundër qëndrimit në PD.

Mbështetësit e Bashës do të duhet të vendosin nëse do të mbeten pjesë e strukturës aktuale të Partisë Demokratike apo do të ndjekin Bashën drejt një formacioni të ri politik.

 

Nga ana tjetër Partia Demokratike e degës Delvinë ditët e ardhshme pritet të ketë zgjedhje të reja për kryetarin e saj dhe Hari Imeri mund të jetë një prej kandidatëve në këtë garë nëse vendos të qëndrojë brenda strukturave të PD. 

Reklamë për udhëtimet me autobus Sarandë–Tiranë

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI

Qëndroni të lidhur me Saranda Web në rrjetet tona sociale.

POSTIMET E FUNDIT

Butrinti rikthehet te fitoret, triumfon bindshëm 3-0 ndaj Tomorit – VIDEO

Butrinti rikthehet te fitoret, triumfon bindshëm 3-0 ndaj Tomorit – VIDEO

22 Nëntor 2026 15:44
Kushte të reja për subvencionet në bujqësi, çfarë rrezikojnë fermerët

Kushte të reja për subvencionet në bujqësi, çfarë rrezikojnë fermerët

21 Nëntor 2026 19:45
I dënuar me 9 vjet burg për marrëdhënie seksuale me të mitur, ndalohet 41-vjeçari nga Delvina

I dënuar me 9 vjet burg për marrëdhënie seksuale me të mitur, ndalohet 41-vjeçari nga Delvina

21 Nëntor 2026 10:46
Butrinti pret Tomorin, Delvina përballet me Luftëtarin. Dy sfida të rëndësishme për ekipet e jugut

Butrinti pret Tomorin, Delvina përballet me Luftëtarin. Dy sfida të rëndësishme për ekipet e jugut

21 Nëntor 2026 10:15
Banorët e Ksamilit denoncojnë: “Ujësjellësi na thotë gjeni privatin që çau tubin”

Banorët e Ksamilit denoncojnë: “Ujësjellësi na thotë gjeni privatin që çau tubin”

20 Nëntor 2026 14:48
Natasha fiton betejën me OSHEE, Gjykata vendos rikthimin e energjisë elektrike – VIDEO

Natasha fiton betejën me OSHEE, Gjykata vendos rikthimin e energjisë elektrike – VIDEO

20 Nëntor 2026 13:47