Greqia rihap plazhet në tentativë për të shpëtuar industrinë e turizmit

16/05/2014:37

Shperndaje:


Plazhet publike në Greqi u rihapën pas mbylljes së imponuar nën masat e rrepta të distancimit fizik dhe social për shkak të pandemisë nga koronavirusi.
Vendi përballet me një valë nxehtësie dhe banorët janë mbledhur në plazhe në kërkim të relaksit.
Greqia ka hapur kështu më shumë se 500 plazhe, një lëvizje për ringjalljen e sektorit të turizmit, të goditur rëndë nga pandemia.

Sipas një manuali të lëshuar nga qeveria, çadrat duhet të jenë katër metra larg njëra-tjetrës dhe në 100 metra katrorë lejohen vetëm 40 persona.
Këta të fundit duhet të ruajnë distancën prej një metër me njëri-tjetrin. Por kjo qe e pamundur. Autoritet u panë të bëjnë disa herë thirrje për respektimin e distancës dhe të rregullave me anë të një droni me altoparlantë.
Lehtësimi i kufizimeve konsiderohet vendimtar për të shpëtuar industrinë e turizmit gjatë verës, në një vend që rrezikon recesionin më të keq në BE.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Njoftim Punësimi në Bar–Restorant “Fantastik” në Sarandë
Karburanti BOLV (Sarandë dhe Çukë) kërkon 3 Shitës karburanti dhe Banakier për lokal
Konflikti për pronën përfundon në dhunë fizike, nipi godet xhaxhanë me shufër hekuri
Policia bllokon 41 skafe dhe Jet Ski nga Ksamili në Sarandë – VIDEO
“Nga Zvicra në Ksamil” – Shqiponjat që fluturojnë me zemër dhe motor
Aktivisti i “Shqipëria Bëhet” kërkesë Prefektit: Mos e firmos tjetërsimin e Eco Kampusit, është i paligjshëm

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.