Greqia ashpërson masat në Kakavijë ndaj personave që rezultojnë pozitiv me COVID në testet e shpejta

06/12/2016:01

Shperndaje:


Qeveria greke ka shtrënguar masat antiCOVID në pikën kufitare të Kakavijës.
Duke filluar nga dita e nesërme (7 dhjetor), personat që do rezultojnë pozitiv në testet e shpejta (Rapid test) nuk do t’u lejohet hyrja në territorin helen.
Kjo masë është vendosur nga autoritetet fqinje për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Veç kësaj, do të ketë dhe masa administrative për personat e prekur me COVID-19 nëse tentojnë të hynë ilegalisht.

Deri më tani, personat që rezultonin pozitiv në kontrollet e palës greke në Kakavijë detyroheshin të karantinoheshin për 14 ditë.

Pas ditës së hënë ata nuk do të mund të hyjnë dot në Greqi. Tani përveç rezultateve negative të tamponit, të gjithë qytetarët që do të udhëtojnë drejt Greqisë, do të duhet të kryejnë testin e shpejtë. /Shqiptarja.com


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ishin nisur për të prishur një ndërtim, Policia Bashkiake zbulon edhe një tjetër
Aksion në Ksamil, IKMT dhe Policia Bashkiake shembin një shtëpi – VIDEO
ADORA’S VIEW HOTEL kërkon Sanitare. Orari 06:30 – 14:30
Akt vandal – dhunohen ikonat në një kishë të vogël në Kanalin e Çukës
Agjencia Turistike LEKA TOURS kërkon Shofer
Bolv në Delvinë kërkon të punësojë dy punëtorë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.