Fondacioni “LIDIA” seminar kushtuar semundjes së autizmit

16/01/1616:41

Shperndaje:


Fondacioni LIDIA me drejtor Ibrahim Bajrami (tashmë si Qendër e Rehabilitimit të Fëmijeve me Aftësi të kufizuara-me një Staf Specialistësh të trajnuar ku marrin shërbimet e duhura mbi 100 fëmijë me këtë sëmundje si autizmi) në prani të një auditori me rreth 120 mësues shkollash,edukatore kopshtesh,psikologë, specialiste e punonjës socialë,prindër të femijëve organizoi seminarin kushtuar sëmundjes së autizmit. E ftuar ishte Znj. Sonila Tomorri Pedagoge, Doktoreshë në QSUT si dhe Këshilltare e Ministrit për probleme të kësaj fushe. Gjithashtu asistonte dhe Znj. Florida Dobi Doktoreshë pranë Qëndrës Komunitare të Shëndetësisë.
Pasi Znj.Sonila Tomorri mbaroi së trajtuari në detaje temën kryesore,më pas do të niste një bashkebisedim i mbrekullueshëm ,ku nëna të fëmijëve dhe mësuese të pranishme bënin pyetje të ndryshme që ato i shqetësonin në punën me këta fëmijë. Madje dhe gjatë kokteilit u vazhduan bisedat për këtë temë kaq të vështirë të familjes e shoqërisë shqiptare dhe asaj mbarebotërore.

Fondacioni LIDIA shume i njohur ne Jugun e Shqiperise ,ku per 25 vite rrjesht, qysh prej viti 1990, i cili ka realizuar qindra e qindra projekte , tashme i është përkushtuar fëmijeve me aftësi të kufizuar, ku ka një staf që punon me përkushtim, pasione profesionalizëmtë te lartë me këta fëmijë të vështirë në zhvillim,e mbi të gjitha që kërkojnë DASHURI. Ky Fondacioni tani është vendosur në ambjente të reja dhe në pak kohë ka përshtatur ambjente shumë komode për femijët, pasi ka marre dhe një godinë të vjetër,të amortizuar me një punë të madhe e kanë rindërtuar nga e para si ambjente të brendshme dhe ato të jashtme.
lidia1


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Mundësi të reja punësimi në Parkun Kombëtar të Butrintit
KPA vendos shkarkimin e prokurorit Kledian Llaho, Dumani: Cenohet besimi i publikut te drejtësia
Hotel Panorama 2 në Ksamil kërkon Recepsionist (turni i dytë) dhe Sanitare
Konispoli shpallet Ansambël Historik, hap drejt ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore
Bistro Lounge BANKA në Ksamil kërkon Kuzhinier/e dhe Banakier/e
La Cueva Beach Bar & Restaurant kërkon të punësojë Picajol

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.