
Fatura ‘e kripur’ e kurimit të COVID-19 në kushtet e shtëpisë dhe mjekimi që po përdoret
Zbatimi i protokolleve për parandalimin e COVID-19- ka një kosto të papërfillshme, krahasuar me atë me të cilën duhet të përballesh në rast të infektimit nga ky virus.
Sipas mjekes së qendrës shëndetësore numër 4 në Tiranë, Entela Labaj, pacientët fillojnë të marrin mjekim, pa dalë ende përgjigja e tamponit.
“Në momentin që je në kontaktin përballë me pacientin ai të thotë shenjat klinike që janë nga më të ndryshmet sepse siç e dimë ky virus është me 700 e ca shtame, dhe si kap njërin nuk kap tjetrin. Kështu që ne kemi dhe vështirësinë e ndarjes së diagnozës diferenciale. Nëse një pacient vjen me temperaturë 37 .2 , 37.3 ne japim antiviralët se antibiotiku në këto kushte është i kundërindikuar. Në momentin që fillojnë problemet pulmonare që ne i quajmë serioze dhe këtë e zbulojmë nëpërmjet radioskopisë, skaneri, testi serologjik, atëherë jemi të detyruar të fillojmë antibiotikët,” thotw mjekja Labaj.
Farmacistja Flora Breçani, shprehet se ilaçet janë të shtrenjta.
Ajo tregoi për Euronews Albania recetën e një pacienteje me Covid-19 që ishte kuruar në kushtet e shtëpisë.
Kostoja e një jave mjekim dhe disa pajisjeve si oksimetri dhe aparatura e oksigjenit për këtë pacient kanë shkuar afërsisht 60 mijë lekë të reja.
Fatura e mjekimit 7 ditë në shtëpi për Covid-19
Roxipime -11 000
Ravio – 8 400
Vitamin 1 200
Xarelto 7 676
Dexametazon 492
Shiringa 200
Oksimetër 6 500
Aparati i oksigjenit me qira 18 000 lekë
Bombol oksigjeni 5 000
Totali: 585 000 lekë
Farmacistja thotë se një javë mjekim shkon gati 600 mijë lekë të vjetra, llogari të cilin e bëri për një pensioniste 70-vjeçare e cila ka të ardhura të ulëta bazuar në shifrën e pensioneve në Shqipëri.
“Është një kosto shumë e lartë për të,” thotë farmacistja me keqardhje.
Edhe pse ende nuk është gjetur një kurë apo vaksinës për COVID-19, pjesa më e madhe e ilaçeve që përdoren për ta luftuar atë nuk rimbursohen për shtresat në nevojë. Euronews.al
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit





Suvenire

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 33
28/12/2018:39

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 13
28/12/2018:39

DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
28/12/2018:39

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 32
28/12/2018:39

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 6
28/12/2018:39
