EMA miraton vaksinën e AstraZeneca/ BE, tani me 3 vaksina antiCOVID

29/01/2118:55

Shperndaje:


Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) me bazë në Amsterdam të Premten rekomandoi vaksinën e prodhuar nga firma Britanike-Suedeze AstraZeneca për përdorim të kushtëzuar. Ndërkohë që pritet që brenda disa orësh të vijë edhe miratimin zyrtar Komisioni Evropian. Kjo do ta bënte atë vaksinën e tretë të bllokut të certifikuar, së bashku me ato BioNTech-Pfizer dhe Moderna.
EMA ka vlerësuar tërësisht të dhënat mbi cilësinë, sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës dhe rekomandoi me konsensus një autorizim zyrtar të marketingut me kusht të dhënë nga Komisioni Evropian.

Ndërkohë që Komisioni i vaksinave në Gjermani tha të Enjten se nuk mund të rekomandonte përdorimin e vaksinave në njerëz të moshës 65 vjeç e lart sepse të dhënat e efikasitetit për grupin mungonin.

Rezultatet e kombinuara nga 4 prova klinike në Mbretërinë e Bashkuar, Brazil dhe Afrikën e Jugut treguan se vaksina COVID-19 AstraZeneca ishte e sigurt dhe efektive në parandalimin e COVID-19 tek njerëzit nga 18 vjeç. Këto studime përfshinë rreth 24,000 njerëz së bashku dhe ka një shkallë efektiveti mesatare 70%, por në varësi të ndryshimit të dozave ajo mund të shkojë deri në 90%.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

“IL Pomodoro” punëson Kuzhinier/e, Picier dhe Kamarier/e. Ofrohet akomodim
Qafë Botë: Kufiri i hapur për qytetarët, por i pezulluar për veprimet doganore
Ionian Premium Villas kërkon Punonjëse për Pastrim
GRILL REPUBLIKA në Shëtitore kërkon Punonjëse pastrimi dhe Pjatalarëse
Hotel ONIX në Ksamil kërkon Punonjëse Pastrimi
Ishte në gjendje të dehur, djeg aksidentalisht banesën e tij

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.