1 i arrestuar për kanabis, 1 i proceduar për armë – VIDEO

08/04/2512:05

Shperndaje:

1 i arrestuar për kanabis, 1 i proceduar për armë – VIDEO

 

Policia Sarandë: Vijojnë kontrollet intensive në të gjithë qarkun, goditen dy raste të paligjshmërisë nga Komisariati i Policisë Sarandë.

✅ Sekuestrohet një sasi lënde narkotike cannabis, arrestohet 21-vjeçari që dyshohet se e shpërndante në doza, kryesisht në lokalet e natës.

✅ Sekuestrohet një armë sportive pa leje, procedohet penalisht poseduesi që e mbante me vete në automjet.

 

Dy të arrestuar në Sarandë Njëri me kanabis, tjetri me armë

 

Strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë, në zbatim të detyrave për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme, kanë intensifikuar kontrollet në të gjitha lagjet dhe akset hyrëse e dalëse të qytetit.

Si rezultat i këtyre kontrolleve të shtuara, janë goditur dy raste të paligjshmërisë, konkretisht:

 

Gjatë kontrolleve të ushtruara në lagjen nr. 1, shërbimet e Policisë arrestuan shtetasin F. Gj., 21 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa. 21-vjeçari dyshohet se e ndante lëndën narkotike në doza për ta shitur, kryesisht në lokalet e natës në qytetin e Sarandës.

 

 

Po në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë ndaluan një automjet tip “Audi”, ku u konstatua se drejtuesi i tij, shtetasi A. H., 44 vjeç, banues në Sarandë, mbante në automjet një armë sportive të markës “Gamo”, pa lejen e organeve kompetente. Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe, në vijim të veprimeve, nisi procedimi penal në ngarkim të 44-vjeçarit.

 

Materialet për të dy rastet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Vasil Llajo pritet me nderime nga banorët në Dishat: “Kam qenë aty gjithmonë, kur ka pasur nevojë”
FSHATI PIQERAS – PIQERASI, Manastiri & Plazhi Bunec – VIDEO
Grill Republika në Shëtitore kërkon Sallatiere dhe Sanitare
1 i arrestuar për kanabis, 1 i proceduar për armë – VIDEO
Gjiknuri takim me vajzat dhe gratë socialiste: kërkoj mbështetjen tuaj
Liam’s Bar & Snacks kërkon Kamarier/e me ose pa Eksperiencë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.