Droni i zbulon bimët mes kallamishteve, prangoset nga Policia – VIDEO

28/06/2312:48

Shperndaje:

Kishte kultivuar bimë narkotike, në tokën që kishte në posedim, kapet në flagrancë dhe arrestohet 23-vjeçari, si dhe asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike.

https://youtu.be/gJxx10FBJ2Q

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë vijuar kontrollet kundër kultivimit të bimëve narkotike, dhe si rezultat, mbështetur dhe nga inteligjenca policore, kanë gjetur në vendin e quajtur “Roshan”, Finiq, në një sipërfaqe toke në posedim të shtetasit Foto Papa 24 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin F. P., 23 vjeç, banues në Finiq, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Bimët e dyshuara narkotike cannabis sativa u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Hotel “Palma City” në Sarandë kërkon Recepsionist/e
Denoncim nga një shtetase amerikane: Po kërcënohem nga një bashkëkombës që jeton në Sarandë
Kompania Gjoni kërkon të punësojë Punonjës / Shofer
CIAO Bar Restaurant në Ksamil kërkon staf për sezonin 2026 – Ofrohet akomodim
Onhezmus 1 Boat Tours kërkon të punësojë staf për sezonin
MARKATO JURI në Sarandë kërkon Menaxher/e dhe Krepier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.