Dorëzohet në KM propozimi për 50 kwh në muaj për çdo banor të familjeve në nevojë

31/01/2220:30

Shperndaje:

Aktivisti Adriatik Lapaj së bashku me pjesëtarë të tjerë të Shoqërisë Civile kanë dorëzuar pranë Këshillit të Ministrave propozimin për miratimin e VKM-së “Për statusin e klinetit në nevojë” për energjinë elektrike si detyrim që buron nga neni 95 i ligjit nr. 43/2015 “Për sektorin e energjisë”.

Adriatik Lapaj shprehet se: Propozimi me pak fjalë përmblidhet në marrjen nga shteti përsipër të pagesës për 50 kwh në muaj për çdo banor të familjes së personit që klasifikohet si klient në nevojë.Përshembull: Një familje në ndihmë ekonomike me 5 persona do të përfitonte 250 kwh në muaj.

Tashmë Këshilli Ministrave duhet të japë zgjidhje e të plotësoj detyrimin ligjor.Falenderoj çdo gazetar të terrenit për pasqyrimin e problemit!

Falenderoj kolegët e grupit të punës: Av. Redon Meksi, Av.Enida N. Bozheku, Edlira Çepani, Florjan Binaj, Rigels Xhemollari, Migen Qiraxhi, Osman Stafa, Doriana Musai, Renaldo Salianji, Mirela Çërraga Karabina, Martin Gjonaj, Rezearta Caushaj, Ervin Goci, Arber Neziri, Andi Tepelena.

Ushtroni pak presion të gjithë. Ne po nuk u dëgjuam do vazhdojmë në shesh. Uroj që të zbatohet ligji!

Nëna që humbi jetën në Fier indinjoi të madh e të vogël. Ngri zërin para se 1 tjetër të humbas jetën. Ngri zërin para se mijëra fëmijë të vazhdojnë të mbeten pa mësime, shprehet aktivisti Adriatik Lapaj.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

ADORA’S VIEW HOTEL kërkon Sanitare. Orari 06:30 – 14:30
Akt vandal – dhunohen ikonat në një kishë të vogël në Kanalin e Çukës
Agjencia Turistike LEKA TOURS kërkon Shofer
Bolv në Delvinë kërkon të punësojë dy punëtorë
Restorant “NERTILI” në Sarandë kërkon Ndihmëse Kuzhiniere (Sallatjere)
Pasticeri Bleta hap filialin e saj më të ri në Sarandë dhe kërkon të zgjerojë stafin

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.