Dhërmi, arrestohen 5 persona, goditën efektivët e policisë

28/01/1616:48

Shperndaje:


Policia arreston në flagrancë 5 shtetas pasi kundërshtuan me dhunë fizike 2-efektiv policie, në fshatin Dhërmi!

Arrestohen shtetasit:

1.Luftar Hysa, 20 vjeç, banues në Kamzë – Tiranë.

2.Marjan Gjergji, 30 vjeç, banues në Lezhë.

3.Edmond Gjergji, 28 vjeç, banues në Lezhë.

4.Edison Dodaj, 20 vjeç, banues në Lezhë.

5.Aurel Dodaj, 29 vjeç, banues në Lezhë.

Arrestimi i këtyre personave, u bë për arsye se: Shërbimet e Policisë së Vlorës, gjatë një kontrolli të ushtruar për persona me preçedent penal për rritjen e parametrave të sigurisë së rendit publik, në zonën e Dhërmiut, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve të mësipërm, pasi këta shtetas nuk ishin të pajisur me dokumentacion identifikimi dhe i janë kundër-përgjigjur efektivëve të policisë me forcë, duke mos iu bindur urdhërave të tyre dhe duke goditur me grushta 2 punonjës policie (B.M dhe M.L). Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

CIAO Beach Bar në Ksamil kërkon Banakier/e dhe Kamarier/e. Ofrohet akomodim
Aksident në rrugën Sarandë – Delvinë, 4 të plagosur transportohen në spitalin e Sarandës
Njoftim pune në Laguna Beach Ksamil. Ofrohet transporti
Restorant Brothers në Sarandë kërkon të punësojë Hostes
Zhduket çobani në Delvinë, kolegu i tij denoncon në Polici
NJOFTIM Punësimi për Kamarier në Fast Food SHEJNI në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.