Denoncim nga një shtetase amerikane: Po kërcënohem nga një bashkëkombës që jeton në Sarandë
Denoncim nga një shtetase amerikane: Po kërcënohem nga një bashkëkombës që jeton në Sarandë
Një denoncim shqetësues ka mbërritur në Saranda Web nga një shtetase amerikane, e cila pretendon se është kërcënuar nga një bashkëkombës i saj gjatë qëndrimit në Sarandë.

Sipas dëshmisë së saj, ngjarja ka nisur pas një dreke në zonën e Lungomares, ku ajo ndodhej së bashku me personin në fjalë dhe nënën e tij. Ajo tregon se burri, shtetas amerikan nga Florida, jeton në Sarandë dhe kishte shkuar në Vlorë për të kërkuar një apartament.
Pas takimit, sipas saj, situata ka ndryshuar, pasi ai ka nisur ta kërcënojë, duke pretenduar se e di vendbanimin e saj dhe se mund të paraqitet në çdo moment pranë banesës.
“Ai më kërcënoi jetën. Tha se policia shqiptare nuk do të bënte asgjë dhe se mund të bëjë çfarë të dojë,” shprehet ajo në një video të dërguar.
Gruaja, nënë e vetme e dy fëmijëve të mitur, thotë se ndihet e pasigurt dhe e frikësuar. Ajo pretendon se personi në fjalë i ka kërkuar të largohet nga Shqipëria ose të ndryshojë identitet për të qenë e sigurt.
Sipas saj, ai ka arritur të gjejë profilet e saj në rrjetet sociale dhe ka vijuar me mesazhe kërcënuese. Edhe pse ajo e ka bllokuar, ai i ka thënë se mund ta kontaktojë sërish përmes numrave të tjerë.
Ajo bën me dije se do ta raportojë rastin në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë. Ajo shton se kjo situatë ka rritur ndjeshëm shqetësimin për sigurinë e saj dhe të fëmijëve.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 11
24/03/2621:14
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 20
24/03/2621:14
Anija Liburna, punim në dru nga Agur Kapo
24/03/2621:14
Suvenire nga Saranda – Shegë
24/03/2621:14
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 22
24/03/2621:14