Policia Kufitare e mohon, ja faktet qe roja bregdetare greke shkeli ujrat tona territoriale

15/01/1618:11

Shperndaje:


Drejtoria e Policisë së Shtetit ,Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë Vlorë,më 15.01.2016 – Njoftim për shtyp

SARANDË. Sot rreth orës 10:50, në ujërat bregdetare në zonën Qefal – Himarë, u konstua një anije peshkimi me flamur shqiptar, e cila ishte në vijën fundore të kufirit detar me Greqinë. Roja bregdetare e palës greke, njoftoi palën shqiptare se anija e peshkimit me emrin “Mario 1” e kompanisë “Fama” Sarandë, i ishte afruar kufirit detar të shtetit fqinj. Menjëherë strukturat e Policisë Kufitare në Sarandë kanë shoqëruar kapitenin e anijes së peshkimit në Komisariatin e Policisë Kufitare dhe Migracionit. Me qëllim respektimin e legjislacionit ndërkombëtar që rregullon kufijtë ujorë mes dy vendeve, Policia Kufitare ka marrë masat e nevojshme duke i tërhequr vëmendjen kapitenit të anijes së peshkimit.

Ja faktet që vërtetojnë se peshkarexha shqiptare ka qenë në ujrat shqiptare : Kapiteteni i peshkarexhës fakton nëpërmjet hartës dixhitale të gjithë intenerarin dhe gjurmën e përshkuar nga peshkarexha, dhe se peshkarexha ka qenë në ujrat tona territoriale dhe se ka qenë anija e rojeve bregdetare greke ajo që shkeli në ujrat tona.

peshkarecxh1

Momenti kur rojet bregdetare greke largohen

peshkarexhaa


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Denoncim nga një shtetase amerikane: Po kërcënohem nga një bashkëkombës që jeton në Sarandë
Kompania Gjoni kërkon të punësojë Punonjës / Shofer
CIAO Bar Restaurant në Ksamil kërkon staf për sezonin 2026 – Ofrohet akomodim
Onhezmus 1 Boat Tours kërkon të punësojë staf për sezonin
MARKATO JURI në Sarandë kërkon Menaxher/e dhe Krepier/e
Big Market Sarandë kërkon të punësojë specialist fast food-i

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.