Covid-19 në Greqi, Atiki futet në lockdown. Mbyllen shkollat në Athinë

09/02/2116:32

Shperndaje:


Duke marrë shkas nga shifrat në rritje të rasteve me koronavirus, Atika do të futet në lockdown.
Autoritetet kanë vendosur që lockdawn-i të nis nesër nga ora 06:00 deri në 28 shkurt.
Po ashtu, mbyllen sërish në Athinë dhe zonën e gjerë të Atikës shkollat fillore dhe të mesme, të gjitha kompanitë dhe dyqanet, përveç supermarketeve, njësitë ushqimore, farmacitë.

Ndërkohë, qarkullimi do lejohet vetëm për arsye madhore, me mesazh sms nga celulari për 6 lëvizje të caktuara, vizitë mjekësore, blerje ushqimesh, takime urgjente në sektorin publik, ndihmë urgjente ndaj njerëzve në nevojë, ceremoni mortore të familjarëve më të afërt dhe shëtitje me kafshët shtëpiake.
Komisioni i specialistëve është duke diskutuar dhe rastin e Selanikut.

Sipas të dhënave, shifrat e të infektuarve me covid-19 në Greqi do të shumëfishohen nga sot dhe ditët e ardhshme, ndërsa edhe numri i pacientëve në spital rritet me ritme shumë të larta.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Restorant Brothers kërkon Hostes, Ndihmës Kuzhinier/e dhe Ndihmës Kamarier/e
Restorant “Nëndetsja” kërkon Kuzhinier / Tiganist. Ofrohet akomodim
Monte Cristo Hotel në Sarandë kërkon Recepsionist/e dhe Kamarier/e
Pegasus Beach Bar kërkon Kuzhinier/e me eksperiencë pune
Sarandë: Aksident në mesnatë, mjeti del nga rruga, plagoset drejtuesi 22-vjeçar
Shitet dyqani “Mickey Mouse” në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.