Cikloni mesdhetar godet brigjet e Greqisë, orët në vijim drámatíke

18/09/208:31

Shperndaje:


Brigjet greke janë prekur nga cikloni, i shoqëruar me erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm.
Kefalonia, Ithaca dhe Zakynthos në Greqi janë tashmë në vorbullën e ciklonit.
“Ka dëme por ato nuk kanë rrezikuar jetën e njerëzve”, tha së fundmi zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile Nikos Hardalias, pas takimit në mëngjes të Mbrojtjes Civile, në lidhje me ecurinë e motit të keq.

“Ne mbetemi në gatishmëri absolute,” tha nënsekretari i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave, duke paralajmëruar momentin kritik dhe duke deklaruar se orët e ardhshme do të jenë shumë kritike, shkruan Kathimerin.

Sipas Hardalias, priten fenomene të tjera të motit intensiv dhe reshje të mëdha shiu.
Siç përmendi ai, ndërprerjet e energjisë janë regjistruar në Zakynthos, Kefalonia dhe Ithaca, megjithatë, po punohet për ta rikthyer atë.

“Cikloni do të qëndrojë në perëndim për 6-9 orë dhe më pas do të lëvizë në jug“, shtoi ai.

Ndiqni LIVE rrugëtimin e ciklonit përmes Greqisë

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Zbulime në Kishën e Mesopotamit, ikonat e shekullit XIV dalin në dritë – VIDEO
Your Market hap supermarket të ri në Sarandë dhe kërkon Ekonomist/e
Ice Roll në Ksamil kërkon Ndihmës Krepier/e dhe Ndihmës Kamarier/e
CIAO Beach Bar në Ksamil kërkon Banakier/e dhe Kamarier/e. Ofrohet akomodim
Aksident në rrugën Sarandë – Delvinë, 4 të plagosur transportohen në spitalin e Sarandës
Njoftim pune në Laguna Beach Ksamil. Ofrohet transporti

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.