Bashkia Sarande: Nuk i helmuam ne, po marrim masa per strehimin e qenve
Bashkia Sarande: Nuk i helmuam ne, po marrim masa per strehimin e qenve
Bashkia Sarandë nëpërmjet një deklarate përgënjeshtron akuzat se pas helmimit të qenve në Sarandë, e publikuar kjo edhe me video në rrjetet sociale, qëndron Bashkia Sarandë.
Gjithashtu, në deklaratën e publikuar nga Bashkia Sarandë njoftohet se është ngritur një grup pune, i cili do merret me trajtimin shëndetësor dhe për strehimin e qenve të rrugës
Ja deklarat e plotë : Ditët e fundit është folur shumë për një situatë të rënduar nga prania e qenve endacakë nëpër qytet. Ne nuk mund ta injorojmë këtë fakt dhe të bëjmë sikur nuk e shohim apo sikur ndodh diku jashtë nesh.
Jo. Madje duke qenë mjaftueshëm vëzhgues dhe mjaft të ndjeshëm ndaj asaj që po ndodh, qysh më 7 janar ka dalë një urdhër i posaçëm i Kryetares së Bashkisë, zonjës Koka, për ngritjen e një grupi pune me titullarë e specialistë të institucionit të qeverisjes vendore, që kërkon dhe mundëson mbajtjen në mibkqyrje dhe në kontroll të qenve dhe maceve endacake.
Ky grup pune po bën identifikimin e situatës dhe hartimin e një programi afatshkurtër për trajtimin shëndetësor dhe për strehimin e qenve të rrugës, të cilët potencialisht janë mbartës sëmundjesh.
Ndërkohë, nuk mund të mos jemi reagues dhe përgënjeshtrues të asaj që është pjesa spekulative e paraqitjes së situatës prej disave në rrjetet sociale, ku është thënë se gjoja është vepruar duke aplikuar helimimin e qenve të tillë. Në vlerësimin tonë, askush nuk ka të drejtë të spekullojë me të padrejtë me të vërtetën dhe të adresojë ndaj Bashkisë, veprime që nuk janë ndërmarrë.
Edhe pse helmimi është i parashikuar në ligjin për veterinarinë, kjo mënyrë asgjësimi është jashtë zgjidhjeve që ne duam të gjejmë e zbatojmë. Edhe nëse ka ndonjë episod të shkëputur helmimi, kjo nuk nuk ka lidhje me institucionin e qeverisjes vendore dhe as me qasjen tonë për situatën.
Për këtë arsye, Bashkia refuzon çdo akuzë të bërë, që në fakt është një spekullim.
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Akuzohet se vodhi para në dhomën e hotelit, arrestohet nga Policia
11/01/1612:06
Rrahu shoferin dhe gotiti me gurë automjetin e plehrave të Sarandës, prangoset nga Policia
11/01/1612:06
Dhunoi babanë, përleshet edhe me policinë gjatë arrestimit
11/01/1612:06
Butrinti dhe Delvina fitojnë me rezultatet 4-1 ndaj rivalëve të sotëm
11/01/1612:06
BUTRINTI – MALIQI, LIVE NË SARANDA WEB
11/01/1612:06
Prangoset një tjetër drejtues mjeti, u kap në gjendje të dehur
11/01/1612:06
NJOFTIM PËR DISA POZICIONE PUNE NË Yacht Premium Hotel Sarandë
11/01/1612:06
Shitet papafingo 160 m² në zonën Turizëm – Kanali i Çukës. Çmimi 128,000 euro
11/01/1612:06
Kushdo që akomodon pushues të regjistrohet në QKB, përndryshe deri në 4 milionë lekë gjobë
11/01/1612:06
Vendimi: S’ka më të derdhen ujëra të zeza në det. Reagon biznesi: Impiantet na kushtojnë shumë
11/01/1612:06
Rezervime
Apartament 2+1 me pishinë
11/01/1612:06
Dhoma teke, Hotel Mesopotam
11/01/1612:06
Apartamenti 3 – Vila Stupende
11/01/1612:06
Dhomë katërshe me ballkon – Vila Park Bujari Ksamil
11/01/1612:06
Apartament Ionian Saranda Sea
11/01/1612:06
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 27
11/01/1612:06
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 11
11/01/1612:06
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 18
11/01/1612:06
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 28
11/01/1612:06
Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
11/01/1612:06