Bashkia Sarandë: Më 30 janar do të merrni vesh çfarë do bëjmë me Eco Campusin

22/01/2520:02

Shperndaje:

Eco Campus, i përfunduar prej 6 vitesh, ende nuk ka hapur dyert për nxënësit

Më 30 janar 2025, Këshilli Bashkiak Sarandë do të zhvillojë mbledhjen e parë për këtë vit, ku do të trajtohen disa nga temat më të rëndësishme për qytetin, përfshirë edhe çështjen e Eco Campus-it. Ky projekt, i përfunduar prej 6 vitesh, vazhdon të qëndrojë i papërdorur, duke lënë nxënësit dhe komunitetin në pritje të hapjes së tij.

 

 

Eco Campus u konceptua si një hapësirë moderne edukative dhe ekologjike, një model zhvillimi i qëndrueshëm që do të shërbente si një qendër arsimore dhe mjedisore për nxënësit e zonës. Megjithëse ndërtimi është përfunduar, mungesa e një vendimi përfundimtar nga autoritetet ka bërë që ky projekt të mbetet një investim i pashfrytëzuar.

 

Gjatë mbledhjes, pritet të jepet informacion mbi arsyet e vonesës dhe planet për funksionalizimin e kësaj qendre. Kjo situatë ka shkaktuar pakënaqësi të madhe në komunitet, i cili kërkon përgjigje të qarta dhe hapa konkretë nga autoritetet.

 

Saranda Web do të jetë në transmentim të drejtpërdrejtë, me qëllim informimin e plotë të qytetarëve mbi të ardhmen e Eco Campus-it dhe përdorimin e tij në dobi të komunitetit.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Qendra Estetike She’s a Lady në Sarandë kërkon Estetiste për thonj dhe Fizioterapiste
Kompania FIX PRO kërkon Agjent Shitje për degën në Sarandë
Sali Berisha: Sokol Bizhga la shokun në Qafë Gjashtë në ’97 dhe ia mbathi si miu
Rast i rëndë abuzimi ndaj një qeni në Sarandë ngre alarm dhe kërkon reagim të menjëhershëm
Nga turizmi apo nga paratë e pista? E vërteta pas zhvlerësimit të euros
BRUNES kërkon Prezantues/e Showrom-i, Agjent terreni dhe Punëtor magazine

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.