Autobusi i linjës së Sarandës përfshihet në aksident, 1 i vdekur

21/03/198:12

Shperndaje:


Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm ne Gjirokastër ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.

 Mësohet se një furgon është përplasur me një makinë ku udhëtonte nje çift, e si pasojë ka humbur jetën gruaja ndërsa bashkëshorti është transportuar në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Nuk dihen ende identitetet e personave që ndodheshin brenda në makinë.

Sakaq, bëhet me dije se furgoni udhëtonte nga Saranda drejt Elbasanit. Report tv raporton se nga furgoni kanë mbetur të plagosur 6 persona të cilët janë transportuar me helikopter për në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Auron Tare: Butrinti duhet mbrojtur me çdo kusht, historia nuk duhet të varroset nën beton
Royal Pizza në Sarandë kërkon Ndihmës Picier dhe Punonjëse pastrimi
Policia bllokon një varkë në Krorëz. I vendos edhe gjobë 5 milionë lekë – VIDEO
ADORA’S VIEW HOTEL kërkon Sanitare. Orari 06:30 – 14:30
Igoumenitsa Fashion Week 2026 rikthehet më e madhe se kurrë
Pegasus Beach Bar kërkon Kamarier restoranti. Ofrohet akomodim dhe ushqim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.