Arrεstohet ish efektivi i Policisë Bashkiake Sarandë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar

08/02/2311:11

Shperndaje:

Arrεstohet ish efektivi i Policisë Bashkiake Sarandë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Policia njofton se si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve policore çeke, u bë lokalizimi në Çeki, kapja dhe arrestimi provizor i shtetasit Albert Lamaj, 38 vjeç, banues në Ballsh.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, e ka dënuar me 2 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Shtetasi Albert Lamaj, në datën 03.03.2017, në lagjen nr.3 Sarandë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur rëndë, me mjet prerës (thikë), duke i dëmtuar mëlçinë, shtetasit M. Gj.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët çekë, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Shqipërisë.

KRONOLOGJIA E NGJARJES: Pjesë nga dosja e Gjykatës

Kohet e fundit midis shtetasit M. Gj, banues ne lagja nr.3, dhe gjitonit te tij shtetasit Albert Lamaj ka lindur nje kontradite, ku zanafille e tij, sipas deklarimeve te shtetasit M. Gj, ka qene mbajtja nga ana e shtetasit Albert Lamaj e disa qeneve, sjella e te cilave ka shkaktuar pakenaqesi nder gjitonet e tjere.


Nje gje e tille ka ndodhur edhe rreth oreve te pasdrekes te dates 03.03.2017, ku teksa eshte shtrire per te pushuar shtetasi M. Gj eshte shqetesuar nga te lehurat e te cilat nuk e kane lejuar te pushoje i qete.
Ndaj shtetasi M. Gj ka kerkuar te kontaktoje me gjitonin e tij shtetasin Albert Lamaj, por per shkak se ky i fundit nuk gjendej ne banese “ka dale bashkeshortja e tij, te ciles shtetasi M. Gj i eshte drejtuar me fjalet “qente tuaj po na shqetesojne … dhe nuk fleme dot”. Por duke qene se shtetesja i eshte pergjigjur me fjalet “nuk kam ç’te te bej”, qendrim ky qe nuk i ka dhene zgjidhje shqetesimit te shtetasit M. Gj, ky i fundit eshte larguar per ne banesen e tij.


I vene ne dijeni nga bashkeshortja per ç’ka kishte ngjare, pas rreth 10 minutash, rreth ores 17.30, para shtepise se shtetasit M. Gj eshte paraqitur shtetasi Albert Lamaj, i cili mbante veshur uniformen e punonjesit te Policise Bashkiake, pasi ai eshte efektiv i Policise Bashkiake. Per keto çaste shtetasi M. Gj shpjegon “tek porta e baneses sime vjen shtetasi Albert Lamaj dhe automjetin e tij nje Mercedez me ngjyre gri e parkoi para baneses time”. Ne vijim shtetasi Albert Lamaj eshte drejtuar shtetasit M. Gj me fjalet “çfare ke qe erdhe dhe fole tek banesa ime”. Edhe pse shtetasi M. Gj i ka shpjeguar arsyen e vajtjes duke i kerkuar njekohesisht qe Albert Lamaj te hiqte qente nga banesa e tij, nga ana e tij shtetasi Albert Lamaj i eshte pergjigjur ne menyre brutale “nuk me do k…”.


Perballe kesaj situate, i ndjere i fyer, shtetasi M. Gj e ka nxjerre gjitonin e tij jashte oborrit te baneses se tij.
Por ne ato çaste shtetasi Albert Lamaj ka marre nga automjeti i tij nje thike me te cilen e ka goditur M. Gj ne trup, veprime per te cilat shtetasi M. Gj shpjegon “Albert Lamaj shkoi tek mjeti qe kishte parkuar para baneses sime, merr nje thike te cilen e kishte ne nje kllef te zi … ishte nje thike me teh te gjate dhe doreze te zeze, dhe pa me folur fare u leshua ne drejtimin tim dhe me goditi me thike disa here ne krah te djathte tek brinjet ne krah te melçise”.


Pasi ka mbaruar agresionin e tij shtetasi Albert Lamaj ka hedhur thiken ne oborrin e nje gjitoni tjeter dhe eshte larguar nga vendi i ngjarjes ,se bashku me automjetin e tij.
Teksa ka ndjere dhimbje, shtetasi M. Gj i eshte drejtuar bashkeshortes se tij, e cila nderkohe gjendej brenda ne banesen e saj, me fjalet “me ço ne spital se Albert Lamaj me goditi me thike”.
Ne vijim, shtetasi M. Gj eshte derguar ne spitalin e qytetit, ku per shkak te plageve te marra i eshte nenshtruar intervenimit kirurgjikal, gjate te cilit eshte konstatuar se nga goditja me thike i ishte demtuar melçia.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Protestë në dyert e bashkisë: Kërkojmë takim me kryetarin, i kemi dhënë votën – VIDEO
Sherr për vulën në partinë minoritare greke “Mega”, KQZ në pritje të vendimit përfundimtar
Dy shoferë arrestohen në Sarandë për drejtim mjeti në gjendje të dehur
Ina Zhupa takim në Athinë: Vota e diasporës, kyçe për ndryshimin politik në Shqipëri
Mbushi makinën me naftë dhe iku pa paguar, shpallet në kërkim – VIDEO
Historia e Organizimit të Veprimtarive Artistike dhe Pjesëmarrjes në Olimpiadat Teatrale të Gjimnazit “Hasan Tahsini” Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.