Ardian Gurma në Report Tv: Gurma: Shqiptarët paketa me 20 % ulje dhe plazhe falas në Sarandë
Turizmi është një nga sektorët më të goditur nga pandemia dhe e ardhmja e tij është ende e dyshimtë. Në një kohë që në vendin tonë sezonit turistik do të ishte hapur me kohë dhe organizimi i festave të mëdha për të ftuar turistët do të ishin zhvilluar tashmë, sot operatorët turistik janë ende duke marrë udhëzime se si mund të zhvillohet turizmin në kushtet e reja që ka krijuar burime të reja infeksioni nga koronavirusi.
Saranda dhe bashkitë rreth saj janë një zonë e lirë pa raste infektimesh dhe për këtë kanë nisur me strategjitë turistike nëse në të ardhmen do të mund të kemi turizëm. Kryebashkiaku i Sarandës, Gurma tha se u ka kërkuar të gjitha hotelerive një paketë turistike që nuk ka ndodhur në vitet më parë dhe për turistët shqiptarë hoteleritë kanë përgatitur paketa me 20 % ulje krahasuar me çmimet e viteve më parë.
VIDEO https://youtu.be/Hig0DfAj8tg
“Bashkia Sarandë dhe bashkitë fqinje të qarkut të Vlorës janë pjesë e Zonës së Gjelbër. Aktualisht për të mos lejuar hyrjen në këto zona janë vendosur postblloqe në bashkitë që kufizohen me zonat jo të gjelbra dhe kushdo që vjen kthehet pas nëse nuk ka një autorizim që lejohet të kalojë. Në takimet e vazhdueshme me operatorët turistikë kemi marrë miratimin me ofrimin e një pakete turistike të veçantë për të gjithë qytetarët shqiptarë. Kanë ardhur ofertat me një ulje rreth 20 % të çmimit të strukturave të hotelerive krahasuar me vitet e mëparshme. Ata kanë marrë të gjitha orientimet për distancimin fizik”, tha Gurma.
Në lidhje me plazhet publike kryebashkiaku i Sarandës, Gurma tha se këtë vit ndryshe nga vitet e tjera do të kem i plazhe publike falas pa asnjë pagesë dhe do të jetë nga Porti turistik deri tek ish-hotel Turizmi. A shtoi gjithashtu se është siguruar furnizimin me ujë dhe pastrimi e dezinfektimi i përditshëm qytetit jo vetëm tani por dhe gjatë sezonit turistik.
“Furnizimi me ujë dhe pastrimi i qytetit sigurohet çdo ditë dhe kjo do të jetë dhe gjatë sezonit turistik. Bashkia Sarandë, këtë vit, ndryshe nga vitet e tjera nga porti turistik deri tek ish hotel turizmi, plazhi do jetë pa pagesë për publikun, jo si vitet e tjera që ka qenë më pagesë”, tha Gurma. /Shqiptarja.com
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Ekipi i basketbollit të shkollës “Adem Sheme” Sarandë shkon në finalen e madhe ndaj Shkodrës
30/04/207:44
Manjola Nikollo: Ina Zhupa më ka bërë intriga dinake
30/04/207:44
Furtunë në PD Sarandë, Manjola Nikollo rrebelohet ndaj “procesit të intriguar”
30/04/207:44
Njoftim punësimi në hotel për Punonjëse Pastrimi, Kuzhinë për mëngjeset dhe Kamariere
30/04/207:44
“Aquamarine Apartments” në Shëtitoren e Sarandës, kërkon Punonjëse Pastrimi
30/04/207:44
Rrethohet me rrjetë teli Kurora e Gjelbër e Sarandës, reagon Policia Bashkiake
30/04/207:44
U kap me çifte në shtëpi, arrestohet nga Policia e Delvinës
30/04/207:44
Colosseum Hotel Restaurant kërkon të punësojë Banakier/e dhe Sanitare hoteli. Me akomodim
30/04/207:44
Restorant Gostivari kërkon të punësojë Zgarist, Sallatjere dhe ndihmës kamarier/e
30/04/207:44
Do prodhohen “Ishuj artificialë”, qeveria i jep KKT edhe menaxhimin e hapësirës detare
30/04/207:44
Rezervime
Apartamenti 5 – Vila Stupende
30/04/207:44
River & Sea Side Apartament
30/04/207:44
Apartament 2+1 – City Glow
30/04/207:44
Dhomë me kuzhinë, për pushime me miqtë
30/04/207:44
Dhoma dyshe – Hotel Mesopotam
30/04/207:44
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 7
30/04/207:44
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 15
30/04/207:44
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 33
30/04/207:44
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 22
30/04/207:44
Suvenire nga Saranda – Shegë
30/04/207:44