Anullohen mbrëmjet e maturës! Besa Shahini: Të gjejnë forma të tjera për të festuar

03/05/207:41

Shperndaje:


Maturantët e këtij viti do duhet të gjejnë forma të tjera për të festuar mbylljen e 3 viteve shkollë, pasi nuk do të ketë mbrëmje mature. Koronavirusi ka anuluar një nga festat simbol të maturantëve, mbrëmjen e maturës.
Lajmi është dhënë nga ministrja e Arsimit, Besa Shahini, e cila në përgjigje të pyetjeve të shumë nxënësve, ka dhënë lajmin jo shumë të mirë që mbrëmjet e maturës janë anuluar pasi janë festa që nuk mundësojnë distancimin social mes nxënësve.

“Për fat të keq, jo. Mbrëmjet e maturës nuk do të lejohen. Janë festa që nuk mundësojnë distancimin social mes nxënësve, kështu që sivjet ato duhet të anulohen dhe të gjejmë forma të tjera për të festuar”, njofton Shahini.

Sa i përket rikthimit në shkollë më 18 maj, Shahini ka njoftuar se kush mendon se mund t’i bëjë provimet pa pasur nevojë për konsultime, atëherë nuk është e nevojshme që të rikthehen në bankat e shkollës.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Zhduket çobani në Delvinë, kolegu i tij denoncon në Polici
NJOFTIM Punësimi për Kamarier në Fast Food SHEJNI në Sarandë
Parku i Butrintit kërkon Oficer Biletash dhe Specialist i angazhimit me komunitetin
Rama: Hiqni trarët për parkime dhe tendat në lokale, do hani gjoba e ndjekje penale
“IL Pomodoro” punëson Kuzhinier/e, Picier dhe Kamarier/e. Ofrohet akomodim
Qafë Botë: Kufiri i hapur për qytetarët, por i pezulluar për veprimet doganore

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.