Ambasadori japonez: Do të ofrojmë falas për Shqipërinë ilaçin që po përdoret kundër COVID-19

10/04/2022:50

Shperndaje:


Japonia do të ofrojë falas për Shqipërinë ilaçin “Avigan” që po përdoret kundër covid-19 nga disa vende.
Gjatë një interviste për gazetaren Anduela Ndreu në emisionin “Pa Protokoll” në Report TV, ambasadori i Japonisë në Tiranë, Makoto Ito, konfirmoi se vendi i tij do të sigurojë këtë ilaç për 20 vende përfshirë këtu edhe Shqipërisë. Ambasadori tha se po bashkëpunohet dhe është në diskutime me qeverinë shqiptare, për të siguruar këtë ilaç edhe për Shqipërinë përmes Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS).

“Qeveria jonë ka vendosur që t’i sigurojë falas ilaçin “Avigan” në më shumë se 20 vendeve që duan të përdorin këtë medikament anti-gripal për të trajtuar pacientët me koronavirus ndërkohë që provat klinike vazhdojnë. Shqipëria është një ndër ato 20 vende të cilat do ta marrin këtë ilaç.

Ne kemi bashkëpunuar me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Përmes Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS), Japonia do t’i sigurojë sasi të caktuara të ilaçit “Avigan” atyre vendeve që dëshirojnë ta kenë këtë anti-viral, duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë” tha ai.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ofrohet punë part-time – projekt afatshkurtër për skanim dokumentash
Gjykata e Apelit rrëzon Prokurorinë e Sarandës: OPGJ rikthehet në detyrë
Supermarketi Your Market në Sarandë kërkon të punësojë Ekonomist/e me kontratë vjetore
Hotel ABSOLUTE në Ksamil kërkon të punësojë Recepsionist/e
Hotel VOLA në Sarandë kërkon të punësojë Sanitare
Fast Food Kasandro ofron vende pune vjetor dhe sezonal. Ofrohet akomodim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.