Aksident në aksin Sarandë–Delvinë pranë Stjarit, dy persona të plagosur

03/03/2616:45

Shperndaje:

Aksident në aksin Sarandë–Delvinë pranë Stjarit, dy persona të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin nacional Sarandë–Delvinë, në zonën pranë fshatit Stjar, përballë Mavropullit.

 

Aksident në aksin Sarandë–Delvinë pranë Stjarit, dy persona të plagosur

 

Një automjet tip Toyota ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal anësor. Si pasojë e daljes nga rruga, drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja që ndodhej në automjet kanë mbetur të lënduar.

 

Ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe i ka transportuar të dëmtuarit në urgjencën e Sarandës për ndihmë mjekësore. Sipas burimeve mjekësore, ata kanë pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Denoncim nga një shtetase amerikane: Po kërcënohem nga një bashkëkombës që jeton në Sarandë
Kompania Gjoni kërkon të punësojë Punonjës / Shofer
CIAO Bar Restaurant në Ksamil kërkon staf për sezonin 2026 – Ofrohet akomodim
Onhezmus 1 Boat Tours kërkon të punësojë staf për sezonin
MARKATO JURI në Sarandë kërkon Menaxher/e dhe Krepier/e
Big Market Sarandë kërkon të punësojë specialist fast food-i

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.