Aeroporti i Sarandes – Aeroporti Sarande

Aeroporti i Sarandes ka qene nje ide e hershme dhe ndërtimi i nje aeroporti ne Sarande do të shmangte kalimin e turistëve nëpërmjet aeroportit të Korfuzit dhe më pas kalimin nga Porti i Korfuzit në Portin e Sarandës dhe do të mundësonte mbërritjen e turistëve më shpejt.

Aeroporti i Sarandës është premtuar në cdo fushatë elektorale, por që ende nuk është ndërtuar.

Në 21 nëntor 2017 deputeti dhe Ministri i Transportit dhe Energjisë Damian Gjiknuri tha se përveç aeroportit të Vlorës ku po bëhet studimi i fizibilitetit, po kryejnë një studim për ndërtimin e një aeroporti turistik në Sarandë.
Në Komisionin e Ekonomisë, Gjiknuri tha se Saranda është qyteti më i përshtatshëm për ndërtimin e aeroportit, duke sjellë zhvillim në të gjithë zonënë.
Gjiknuri: Ne kemi plane edhe për promovimin e mundësisë së ndërtimit të aeroporteve të reja. Tashmë ka interes të shprehur nga një konsorcium turk për aeroportin e Vlorës i cili është duke u përgatitur studimi i fizibilitetit. Ashtu sikurse po kryejmë një studim për mundësinë e ndërtimit të një aeroporti turistik në Sarandë, pasi mendojmë që Saranda me mundësitë turistike që ka dhe kaparcitetet e hotelerisë që ka dhe e ndodhur përballë një hapi turistik sic është Korfuzi ka shumë mundësi që të justifikohet ngritja e një aeroporti që do të sjellë një zinxhir tjetër zhvillimi në të gjithë zonën.

Në 9 tetor 2020 Kryeministri Edi Rama tha se pas ndërtimi i portit turistik të Sarandës do të fillojë ndërtimin së shpejti, përpara përfundimit të këtij mandati.
“Pas disa javësh do të shpallet gara për aeroportin e Sarandës. Në manditin e tretë do të mbyllet me tre aeroporte plus këtij qe kemi dp të bëhen 4. Portin turistik do e nisim ne dhe do e nisim brenda pak kohe, pra në pranverë do të jetë kantier ndërtimi, para përfundimit të mandatit, para zgjedhjeve dhe do të ndërtojmë portin e të mallrave tek triporti dhe për peshkatarët e Vlorës.
Porti i Durrësit do iki nga ty aty do bëhen port turistik. Nuk shkarkohet dot krom e qymyr në zemër të qytetit. Porti i ri mallrave në Porto Ramano, kjo do të fillojë shpejtë.
Por kështu do të kemi portin e ri turistikë në Sarandë që do të fillojë ndërtimin para se të mbarojë ky mandat”, tha Rama.

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.