Policia: Kapëm një shpërndarës, në shtëpi i gjetëm edhe 3 kg kanabis dhe shumë para – VIDEO

02/02/2211:29

Shperndaje:

Policia njofton se shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë operative për një shtetas që shpërndante lëndë narkotike, në afërsi të shkollës në fshatin Gjashtë dhe në qytetin e Sarandës, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Gjashta”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 29 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. H. dhe kontrollit fizik në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, një pjesë e saj e ndarë në doza gati për shitje, 8.100 euro, 350.000 lekë të rinj, një automjet dhe një aparat celular.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Gati 141 qendrat e votimit në Sarandë, Delvinë, Konispol dhe Finiq
Rozafa Palace Hotel në Sarandë kërkon të punësojë Recepsioniste
The Crepe Shack në Ksamil kërkon Punonjës/e për përgatitje krepash
ICE ROLL në Ksamil kërkon të punësojë Kamariere dhe Punonjëse pastrimi
KALKULATORI ZGJEDHOR 2025
Hotel PINI kërkon Recepsionist/e, Punonjëse mëngjesesh, Kamarier/e, Ndihmës Kamarier/e dhe Sanitare

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.