40-vjeçari nga Rusani i Delvinës mbetet i vrarë aksidentalisht pas përplasjes së bandave

22/02/2313:57

Shperndaje:

Identifikohet shqiptari që mbeti i vrarë mbrëmë në Greqi. 40-vjeçari u vra aksidentalisht teksa ishte në një lokal në Athinë.

Viktima është identifikuar nga vëllai i tij, ndërsa bëhet fjalë për shtetasin Pellumb Islami. Mësohet se 40-vjeçari punonte si hidraulik në Greqi.

Ai nuk kishte lidhje fare me grupin e shqiptarëve të përfshirë në sherr, por plumbi e ka kapur rastësisht teksa shihte ndeshjen e futbollit. Ndërkohë të dhënat më të fundit bëjnë fjalë për shkëmbim zjarri mes dy grupeve, pasi ka dyshime se janë përdorur dy armë.

Njeri grup përbehej nga 4 dhe tjetri nga 3 shqiptarë. Ata dyshohet se janë nga jugu i Shqipërisë dhe konsiderohen persona me rrezikshmëri të lartë, të përfshirë në grupe kriminale të trafikut të drogës.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Zyra Western Union Sarandë kërkon Korrier për të shpërndarë pakot
Vodhën skaf dhe gomone në Korfuz, 1 i arrestuar dhe 3 në kërkim – VIDEO
Lamtumirë Andrea Prifti – shembull humanizmi në spitalin e Sarandës
Fast Food STATION kërkon Punonjës Fast Food-i  dhe Punonjëse Pastrimi
Kërkohet Shitëse për Kjoskë Suveniresh artistike në Shëtitoren e Sarandës
Hotel Utopia në Ksamil kërkon Punonjëse pastrimi (Sanitare)

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.