25-vjeçari shqiptar prej 2 javësh i humbur në Greqi

17/09/2414:37

Shperndaje:

Autoritetet greke janw në alarm për zhdukjen e një 25-vjeçari nga Paleo Faliro në Athinë. Ai është Kristian Tozaj me origjinë shqiptare, gjurmët e të cilit humbën më 05.09.2024.

 

“Buzëqeshja e Fëmijës” është njoftuar për zhdukjen e tij ditwn e hënë 16.09.2024 dhe ka vazhduar me publikimin e të dhënave të të rriturit, me kërkesë të familjarëve të tij, pasi mund të ketë arsye që e vënë në rrezik jetën e tij.

 

 

Tozaj është 1,80 m i gjatë, i hollë, ka flokë kafe dhe sy kafe. Nuk dihet se çfarë kishte veshur ditën kur u zhduk.

 

Kushdo që ka ndonjë informacion është i lutur të kontaktojë “Buzëqeshja e Fëmijës” në telefon 24 orë në ditë, në “Linjën Kombëtare për të Rriturit e Humbur – 1017”, në të gjitha Drejtoritë e Policisë në vend si dhe përmes aplikacionit Missing Alert ku ka informacione të drejtpërdrejta për zhdukjen.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Villa OSCAR në Ksamil kërkon Sanitare hoteli. Ofrohet akomodim
La Mar Restaurant në shëtitore kërkon Ndihmës Kamarier/e dhe Sanitare
Restorant ‘MAREA’ kërkon Zgarist, Ndihmës Kuzhinier/e dhe Punonjëse Pastrimi
“Mr. Crabs” kërkon Nd. Kuzhinier, Kamarier dhe Nd. Kamarier Ofrohet akomodim
Parku fotovoltaik rikthehet në rend dite – Banorët kundërshtojnë ndërtimin në tokën që e pretendojnë pronë
Gjykata rrëzon kërkesën e ish-deputetit, “toka e prodhuar” nga mbushja e detit do të bëhet kënd lojrash

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.