Zbardhen detajet e vrasjes së Festim Latos

21/07/1912:45

Shperndaje:


Policia holandeze ka publikuar një lajm ku njofton se mbrëmjen e së shtunës në Drakenweg (Beesel) është gjetur një trup i pajetë në një rezervë natyrore.
Nga të dhënat e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, ndërsa thotë se po punohet për identifikimin e trupit.
E ndërsa identiteti i viktimës ende nuk dihet, nuk përjashtohet mundësia që mund të jetë Festim Lato, gjithmonë nëse do u qëndrojmë pretendimeve të familjes dhe miqve se është vrarë.

Atdhe Geci i kontaktuar nga gazetari i Report Tv, Limos Didani shprehet se trupi që u gjet në pyll në Beesel nga policia është pikërisht i Latos.
Ai tregoi se 7 ditë më parë Lato u kishte deklaruar disa miqve se do të shkonte në Francaë për të marrë disa para, ndërsa telefonat ua kishte lënë atyre. “Trupi i pajetë që është gjetur nga policia është i Festim Latos. Ai do të takohej me dy persona të tjerë të huaj në Francë për të marrë disa para” tha ai.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

“IL Pomodoro” punëson Kuzhinier/e, Picier dhe Kamarier/e. Ofrohet akomodim
Qafë Botë: Kufiri i hapur për qytetarët, por i pezulluar për veprimet doganore
Ionian Premium Villas kërkon Punonjëse për Pastrim
GRILL REPUBLIKA në Shëtitore kërkon Punonjëse pastrimi dhe Pjatalarëse
Hotel ONIX në Ksamil kërkon Punonjëse Pastrimi
Ishte në gjendje të dehur, djeg aksidentalisht banesën e tij

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.