Ujërat e zeza në Gjashtë/ UK Sarandë refuzon të ndërhyjë dhe të përgjigjet ndaj gazetarëve

15/02/2021:31

Shperndaje:


Rrjeti i kanalizimeve në lagjen Gjashtë në Sarandë ka degraduar totalisht. Prej disa muaj ujërat e zeza bashkohen më të bardhat dhe në rubinetat e banorëve rrjedh ujë i ndotur. Ata kanë biseduar me gazetaren ABC News, Silvja Sulaj dhe kanë thënë se kanë frikë për shëndetin e tyre. Instancat përgjegjëse sipas tyre e njohin problemin, pasi ai është i mbartur.
Një nga banoret e lagjes në fjalën e saj thekson se kanë bërë ankesë në bashki dhe kryetari tha se do ti rregullonin, por të nesërmen erdhën ato të kanalizimeve dhe pastaj su duk më asnjë ne vijojmë në të njëjtën gjenjde prej tre muajsh.
Nga pamjet duket qartë se prej tubave të dëmtuara ujërat e zeza kanë vërshuar nëpër rrugë deri dhe tek oborret e banesave.
“Që të iki nga shtëpia te djali mezi kaloj pasi kalojnë ujërat e zeza në rrugë. Ky është një problem që vijon gjatë gjithë dimrit”, është shprehur një nga banoret.
Gazetarja Silvja Sulaj raporton për ABC News se për këtë problem të heshëm të këtyrë banorëve të lagjes 6 në Sarandë kërkuam sqarime pranë Drejtorisë së Ujësjellësit. Po nuk morëm përgjigje.

VIDEO në youtube https://youtu.be/jiLcR3Bpf00

https://youtu.be/jiLcR3Bpf00


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pegasus Beach Bar kërkon Kuzhinier/e me eksperiencë pune
Sarandë: Aksident në mesnatë, mjeti del nga rruga, plagoset drejtuesi 22-vjeçar
Shitet dyqani “Mickey Mouse” në Sarandë
Anija Pegasus kërkon 2 punonjës/e për pritje klientësh, shitje biletash dhe marketing
Artan Meçani emërohet trajner i ri i skuadrës Butrinti
KLSH: “Energo-Sas” kishte dijeni për çarjet në digë para se të ndodhte katastrofa

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.