Transportonte kanabis, shqiptari kacafytet me policinë greke

22/09/1920:01

Shperndaje:


Një grup i trafikut të drogës nga Shqipëria është shkatërruar sot në Selanik. Pikërisht Policia greke ka pikasur pjesëtarët e grupit, ndër ta një shqiptar duke transportuar drogë me automjet. Ishte shqiptari ai i cili mendoi t’i largohej efektivëve grekë dhe në tentativë për të ikur ka përplasur disa makina të tyre pa mundur të shpëtojë.

Gjatë hetimeve, Policia greke ka mundur të kapë 1 kilogram marijuanë në automjetin e shqiptarit, por më pas në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 25 kilogram marijuanë të tjera, 4 gram kokainë, 2140 euro dhe 8 celularë.

Bashkë me të Policia greke ka arrestuar edhe dy bashkëpunëtorët e tij për të cilët autoritetet greke nuk bëjnë me dije kombësinë e tyre.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pegasus Beach Bar kërkon Kuzhinier/e me eksperiencë pune
Sarandë: Aksident në mesnatë, mjeti del nga rruga, plagoset drejtuesi 22-vjeçar
Shitet dyqani “Mickey Mouse” në Sarandë
Anija Pegasus kërkon 2 punonjës/e për pritje klientësh, shitje biletash dhe marketing
Artan Meçani emërohet trajner i ri i skuadrës Butrinti
KLSH: “Energo-Sas” kishte dijeni për çarjet në digë para se të ndodhte katastrofa

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.