Tenderi për sinjalistikën në Sarandë/ Eleminohet oferta me 13 milionë më pak

15/06/2013:21

Shperndaje:


Është përmbyllur edhe tenderi për “Sinjalistika horizontale dhe vertikale” ku Fondi limitishte 5.833.333 leke pa TVSH ose rreth 70 milionë lekë të vjetra.
Në këtë tender kanë qenë pjesëmarrës në proçedurë këta ofertues me vlerat përkatëse të ofruara:
1. “ELDA -VL” SHPK 0 Lekë pa TVSH.
2. “SI.SI-AL” SHPK 5.635.500 Lekë pa TVSH.
3. “Signs&Road Safety Solutions” SHPK 4.555.384 Lekë pa TVSH.

Sipas njoftimit të Bashkisë Sarandë në APP nga tenderi Janë skualifikuar ofertuesit:
1. “ELDA -VL” SHPK nuk përmbush kriteret e DST-ve..
2.“Signs&Road Safety Solutions” SHPK nuk përmbush kriteret e DST-ve..
Si rrjedhojë e skualifikimit të ofertës prej 4.555.384 Lekë pa TVSH ose rreth 55 milionë lekë të vjetra, fitues është shpallur “SI.SI-AL” SHPK me ofertën 5.635.500 Lekë pa TVSH ose rreth 68 milionë lekë të vjetra, pra rreth 13 milionë lekë më shumë se oferta e skualifikuar.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Zbulime në Kishën e Mesopotamit, ikonat e shekullit XIV dalin në dritë – VIDEO
Your Market hap supermarket të ri në Sarandë dhe kërkon Ekonomist/e
Ice Roll në Ksamil kërkon Ndihmës Krepier/e dhe Ndihmës Kamarier/e
CIAO Beach Bar në Ksamil kërkon Banakier/e dhe Kamarier/e. Ofrohet akomodim
Aksident në rrugën Sarandë – Delvinë, 4 të plagosur transportohen në spitalin e Sarandës
Njoftim pune në Laguna Beach Ksamil. Ofrohet transporti

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.