Të gjithë sjellin para, një anglez tenton të largohet nga Saranda me 11,000 euro

09/09/2411:46

Shperndaje:

Tentoi të Kalonte Shumë Euro dhe Paund nga Porti i Sarandës, Kapet Anglezi nga Kontrolli Policor i Kufirit

 

Mbrëmjen e së dielës, rreth orës 18:30, në Pikën e Kalimit Kufitar në Portin e Sarandës, një shtetas britanik u kap duke tentuar të kalonte një shumë të konsiderueshme valutë të padeklaruar. Gjatë kontrollit rutinë të kryer nga autoritetet kufitare, një shtetas  32 vjeç, lindur dhe banues në Liverpool, u zbulua duke transportuar 9,700 euro dhe 1,050 paund, të cilat nuk ishin deklaruar sipas rregullave të vendit.

 

Policia Kufitare sekuestroi shumën e parave në cilësinë e provës materiale. Për rrjedhojë, materialet hetimore u referuan për ndjekje penale në gjendje të lirë për të riun anglez. Çështja iu kalua Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, ku 32-vjeçari do të përballet me akuzën e “Mosdeklarimit në kufi të të hollave dhe sendeve me vlerë,” parashikuar nga neni 179/a i Kodit Penal.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

“IL Pomodoro” punëson Kuzhinier/e, Picier dhe Kamarier/e. Ofrohet akomodim
Qafë Botë: Kufiri i hapur për qytetarët, por i pezulluar për veprimet doganore
Ionian Premium Villas kërkon Punonjëse për Pastrim
GRILL REPUBLIKA në Shëtitore kërkon Punonjëse pastrimi dhe Pjatalarëse
Hotel ONIX në Ksamil kërkon Punonjëse Pastrimi
Ishte në gjendje të dehur, djeg aksidentalisht banesën e tij

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.