Saranda këtë verë pret 71 anije të mëdha turistike

06/03/1718:50

Shperndaje:


Për të ndalur gjatë kësaj vere në portin e Sarandës  kanë bërë rezervimet 71 anije me kapacitet nga 1000-3500 vizitorë, ndërkohë që gjatë 2017-ës pritet të mbërrijnë edhe dhjetëra anije më të vogla.
Njëra prej kompanive ndër më të njohurat në Evropë e më gjerë “MSC Cruises” ka njoftuar autoritetet shqiptare se do ta bënte Sarandën destinacion të përjavshëm në udhëtimet e saj në Mesdhe, duke filluar nga prilli i viti 2017.
Këtë vit është rritur ndjeshëm interesi i anijeve nga vende të ndryshme të botës për të “prekur” portin e Sarandës. Kompanitë e anijeve turistike “Cunard, P&O Crusises” dhe “Holland America”, kanë njoftuan fundvitin e shkuar se do t’i shmangnin portet turke gjatë vitit 2017 duke i zëvendësuar itineraret me Korfuzin dhe Sarandën.
Vitin e kaluar në Sarandë nga porti erdhën rreth 251 mijë udhëtarë.
Pjesa më e madhe e mjeteve të lundrimit përpunohen në kalatën e re që u ndërtua gjatë viteve 2010-2013 me një mbështetje të Bankës Botërore.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rozafa Palace Hotel në Sarandë kërkon të punësojë Recepsioniste
The Crepe Shack në Ksamil kërkon Punonjës/e për përgatitje krepash
ICE ROLL në Ksamil kërkon të punësojë Kamariere dhe Punonjëse pastrimi
KALKULATORI ZGJEDHOR 2025
Hotel PINI kërkon Recepsionist/e, Punonjëse mëngjesesh, Kamarier/e, Ndihmës Kamarier/e dhe Sanitare
Intervista në Saranda Web, mjeku Vasil Llajo: Zgjidhni deputetin që do ta keni në krahun tuaj

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.