Rama e mori në telefon, burri: Ankesën e bëri gruaja, jo unë!

26/03/2020:12

Shperndaje:


Edi Rama: Si je, ke bërë një ankesë këtu?
Qytetari: E ka bërë gruaja se unë nuk flas me këta telefonat
Edi Rama: Ma kalo gruan
Qytetarja: Alo
Edi Rama: Si je zonjë
Qytetarja: Duam ndihma se jemi pa punë
Edi Rama: Çfarë është problemi?
Qytetarja: Çfarë ndihme keni të na jepni. Jemi vetëm as pension nuk marrim vëlla
Edi Rama: Nesër do të vijnë nga bashkia dhe do ta zgjidhin problemin
Qytetarja: Te shtëpia?
Edi Rama: Unë shpinë nuk e di, por do të vijnë ata të bashkisë. Fëmijë nuk keni?
Qytetarja: Ata janë jashtë shikojnë punën e tyre. Hallet e tyre o vëlla, pastaj edhe ata pa punë
Edi Rama: Burrin mos e lërë të dalë, mos e lësho
Qytetarja: Jo, jo, këtu brenda jemi mbyllur, nuk e lëshoj, nuk del i shkreti


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Zbulime në Kishën e Mesopotamit, ikonat e shekullit XIV dalin në dritë – VIDEO
Your Market hap supermarket të ri në Sarandë dhe kërkon Ekonomist/e
Ice Roll në Ksamil kërkon Ndihmës Krepier/e dhe Ndihmës Kamarier/e
CIAO Beach Bar në Ksamil kërkon Banakier/e dhe Kamarier/e. Ofrohet akomodim
Aksident në rrugën Sarandë – Delvinë, 4 të plagosur transportohen në spitalin e Sarandës
Njoftim pune në Laguna Beach Ksamil. Ofrohet transporti

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.