Projektet që do ta kthenin Himarën në qendër turistike

05/02/1712:37

Shperndaje:


Megjithëse në Himarë është bërë  një ndërhyrje në Shëtitore dhe vijën bregdetare, ajo nuk ka ndikuar për rritur ndjeshëm të potencialit turistik të qytetit.
Në qytetin e Himarës, por edhe në zonat rreth saj që përfshihen në Bashkinë e Himarës, ende janë disa projekte, të cilat presin finacimet nga qeveria shqiptare, projekte të cilat do ta kthenin zonën në një qendër të rëndësishme turistike.
Bëhet fjalë për projektet në rrugët me potencial të lartë turistik, si Rruga e Manastirit, Rruga Stefanel, si dhe do të ndërhyhet në rehabilitimin e Kalasë, rrugicave të saj dhe rrugëve të brendshme të qytetit.
Gjithashtu kërkohet të restaurohet kalaja e Porto Palermos, Kisha e Vasiliqisë, si dhe të ndërtohet një muze i Nëndetësve në Porto Palermo. Gjithashtu kërkohet të asfaltohet rruga Qendër Borsh-Haliq-Plasë Plazh, projekte këto që do të kishin direkt një impakt turistik për zonën.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

NJOFTIM Punësimi për Kamarier në Fast Food SHEJNI në Sarandë
Parku i Butrintit kërkon Oficer Biletash dhe Specialist i angazhimit me komunitetin
Rama: Hiqni trarët për parkime dhe tendat në lokale, do hani gjoba e ndjekje penale
“IL Pomodoro” punëson Kuzhinier/e, Picier dhe Kamarier/e. Ofrohet akomodim
Qafë Botë: Kufiri i hapur për qytetarët, por i pezulluar për veprimet doganore
Ionian Premium Villas kërkon Punonjëse për Pastrim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.