Presidenti Meta i thotë JO ligjit kërcënues ndaj mediave online

Presidenti Meta dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit i cili nga kryeministri Rama është cilësuar si paketa “anti-shpifje”.
“Shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik. Shkel të drejtën e lirisë së shprehjes, së shtypit dhe të drejtës së informimit. Në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese. Shkel standartet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut” shkruan Meta.