
Policia e Sarandës komunikatë për plagosjen në pyll
Informacion paraprak në lidhje me plagosjen në Sarandë
Në lagjen nr.2 Sarandë pranë vendit të quajtur “Antenat”, shtetasi Xh.M., 63 vjeç, banues në Ksamil, ka plagosur me armë gjahu “çifte” shtetasin Sh.S., 63 vjeç, banues në Ksamil.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht pasi shtetasi Xh.M ka menduar se ka patur përballë kafshë të egër.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të mëtejshme, thuhet në komunikatën e shpërndarë nga ana e policisë.
NGJARJA
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Ksamil. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme, ku i plagosur ka mbetur Shyqyri Saliaj, 73 vjeç i cili është plagosur nga një bari tjetër gjatë kohës që ruante lopët.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se i plagosuri ka pyetur autorin se pse më qëllove, ndërsa autori ka thënë se : Mendova se ishe ujk!
Deri më tani dyshohet se bëhet fjalë për një plagosje aksidentale, megjithatë policia po shkon në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit





Suvenire

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 19
03/12/1913:10

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 12
03/12/1913:10

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 11
03/12/1913:10

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 13
03/12/1913:10

Suvenire nga Saranda – Shegë
03/12/1913:10
