Përkeqësohet situata në Kakavijë, radhët e mjeteve shkojnë në Grapsh

15/08/207:37

Shperndaje:


Situata e rënduar në pikën kufitare të Kakavijës vijon të përkeqësohet ku ditën e sotme janë shtuar mjetet që presin të kalojnë kufirin duke e çuar radhën deri në 15 kilometra.
Sipas gazetarit të Report Tv, Piro Nase raportohet se vargu i makinave ka arritur deri në fshatin Grapsh gjatë orëve të natës. Pala greke e ka mbyllur kufirin e saj në orën 22:00, por kjo nuk ka penguar qytetarët t’i drejtohen kufirit për të ikur në territorin grek duke sjellë shtim të makinave që presin për të kaluar dhe përkeqësim të situatës.

Kjo situatë vijon prej 4 ditësh, duke u kthyer në një krizë humanitare, ku qytetarët vijojnë të qëndrojnë në temperatura tepër të lart.

Sipas kufizime të reja që ka vendosur Greqia pjesë e masave për pandeminë, duke filluar nga 16 gushti, në pikët kufitare të Kakavijës nuk do të mund të kalojnë më shumë se 750 persona, ndërsa nga ajo e Kapshticës 300 persona. Nuk dihet ende se si do të veprohet me radhët e qytetarëve që prej ditësh presin të bllokuar në rrugë.
Ditën e djeshme ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ishte prezente në Kakavijë ku siguroi se qytetarët nuk do u mungojnë nevojat baze, duke sjellë ujë, ushqim, tualete të lëvizshme dhe ekipe mjekësore për tu ardhur në ndihmë.

Përpjekjet e bisedimeve nga Ministria e Jashtme që pala greke të vijonte punën e dhe gjatë natës, përtej orarit 22:00 të përcaktuar nuk arritën në dakordësi. Ora 22:00 e mbrëmjes së djeshme shënoi mbylljen e kufirit nga pala greke për të rinisur punën sot sërish në 06:00. Pala greke arriti vetëm të dërgonte disa ekipe mjekësore më shumë në kufi për të bërë tamponin për të përballuar fluksin e lartë. Gjithashtu u vendos që testimi të bëhej me kampion 1 në 10 makina, në mënyrë që të lehtësohej sa më shumë lëvizja.

E gjithë kjo radhë është krijuar jo vetëm për shkak të tamponi dhe mbylljes së kufirit gjatë natës, por dhe fatit që duke filluar nga nesër çdo qytetar që hyn në Greqi duhet të karantinohet 7 ditë. Kjo ka bërë që qytetarët të zgjedhin të kalojnë para kësaj date, por kjo ka shkaktuar fluks të papërballueshëm për palën greke.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.